Protestuesit hedhin poshtë dokumentin “Besa”: Nuk tërhiqemi nga kërkesa për dorëheqjen e Ramës
Sonte u mbajt protesta 56-të dhe përballë Kryeministrisë, organizatorët dhe pjesëmarrësit iu përgjigjën dokumentit strategjik “Besa”, të prezantuar një ditë më parë nga kryeministri Rama, i cili do të ketë si test të parë pikërisht projektin e Zvërnecit.
Brenda 90 ditësh synohet të zhvillohen dëgjesa, përfshirë dhe grupet që protestuan si dhe të bëhen publike dokumente apo të realizohet një vlerësim paraprak, për të marrë më pas një vendim për të ardhmen e projektit.
Protestuesit e kundërshtuan dokumentin “Besa”, duke deklaruar se ai nuk i përgjigjet kërkesave të tyre dhe këmbëngulën në dorëheqjen e shefit të qeverisë. Ata e cilësuan dokumentin si një përpjekje për të zbehur protestat.
Lexoni edhe:
Qytetarët thirrje nga poshtë zyrës së Ramës: Të hënën ejani para Parlamentit
36 vite në gjykata për pronat, Lika: Nuk ndalemi deri në largimin e Ramës
56 ditë protestë, i moshuari: Kjo qeveri ka humbur besimin, nuk mbron të drejtat e qytetarëve
90 ditë Zërvenci kalon në kontroll, zbulohet plani i qeverisë për projektin ”BESA”
KOHA JONË SONDAZH
Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?
Results
Vota totale: 18789

