PS kërkoi 1 muaj, Etika përjashton Bardhin 15 ditë nga Kuvendi, ironizon deputeti i PD-së: Na bënë ulje!
Saimir Korreshi në një deklaratë pas mbledhjes së Sekretariatit të Etikës ku u vendos përjashtimi 15 ditë nga Kuvendi i Kreut të Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi, ka deklaruar se një vendim i tillë është marrë për të ulur zërin kritik të Bardhit.
Në lidhje me faktin që vendimi me përjashtim 15 ditë ishte gjysma e afatit të kërkuar nga PS, Korreshi tha me tone ironie: Na bënë ulje çmimi duke qenë se brenda 15 ditëve mbaron raportimi i institucioneve të pavarura. Vendimi kërkon të ulë zërin kritik që ka zoti Bardhi.
“Ironia më e madhe, po të shihni hyrjet e reja në Parlament, çuditërisht këta kërkojnë të mos mbyllet Parlamenti dhe thonë që opozita s’po ju jep të drejtën për të folur për hallet e popullit.
Këta s’duan të ketë denoncime normale. Dy janë gjërat kryesore, heshtja dhe mbyllja e gojës për të vetmen armë që ka sot opozita sepse numrat këta i kanë”, deklaroi më tej Korreshi.
KOHA JONË SONDAZH

