Pse konsumimi i bananes në mëngjes nuk është dhe aq i mirë?

Shumica prej nesh mendon se vakti i mëngjesit mund të kalojë edhe vetëm me konsumimin e një bananeje, e cila duhet thënë se ka mjaft kalori dhe është e lehtë për t’u blerë ndërkohë që jemi duke shkuar për në punë.
Edhe dietologë të ndryshëm e kanë këshilluar frutën e bananes për vaktet e mëngjesit.

Por duket se miti i bananes është “thyer” pasi një studim i ri tregon se kjo nuk është aspak ide e mirë.
Dr. Daryl Gioffre ka thënë se në fakt, edhe pse bananet janë të pasura me potasium, fibra dhe magnez, sërish nuk duhet të jetë një opsion për mëngjesin tuaj pasi niveli i sheqerit natyral që ajo përmban është i niveleve shumë të larta.

Gjithashtu edhe nivelet e aciditetit të kësaj frute nuk janë të rekomandueshme për stomakun tuaj fill pasi jeni zgjuar nga gjumi.

Sipas Dr. Gioffre, banania do t’ju ngopë për momentin, por do të ndiheni të uritur pas pak orëve.
Megjithatë, ka edhe një lajm të mirë.

Sipas studimit të tij, doktori thotë se nuk duhet ta hiqni tërësisht bananen nga mëngjesi juaj, por mjafton që ta kombinoni atë me produkte të tjera, si gjalpi i kikirikut apo qumështi, sepse nëse banania balancohet me vlerat ushqyese të këtyre produkteve atëherë gjithçka do të shkojë mirë.

SHKARKO APP