“Pushtoi” rrjetet sociale, ja vajza që shoqëroi Bashën në protestë (FOTO)

Partia Demokratike për gati 60 minuta bllokoi akset kryesore në vend, si një mesazh të fortë për qeverinë. Protesta e PD-së tërhoqi vëmendje, jo vetëm që ishte paqësore e që u mbyll pa incidente por dhe për vajzën që ishte në krah të Bashës.

Vetë kreu i opozitës, Lulzim Basha u ul për gati 1 orë në sheshin “Shqiponja”, me deputetë dhe me mijëra demokratë e simpatizantë duke bllokuar qarkullimin e automjeve. I shoqëruar nga bashkëshortja Aurela, por që këtë herë vëmëndjen “ja mori” vajza simpatike që i qëndroi në krah kreut të PD-së.

Mund të themi se vajza tërhoqi jo pak vëmendje në rrjetet sociale pas publikimit të imazheve. Ajo quhet Ajshe Isha dhe për momentin emri i saj është ndër më të kërkuarit në Facebook brenda territorit të vendit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Isha është parë shpesh tek çadra, ku edhe ka dalë në foto me deputetë të PD-së. Mësohet se ajo është pjesë e forumeve të demokratëve dhe sakrifica e sotme mund të bëjë, pse jo përfshirjen e saj në politikë.

Swiss Digital Mobile Reklama

R.Sh

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?