Qenit i ngec koka në vrimë, ja si shpëtohet

 Një qenush i humbur i cili kishte futur kokën në  një mur me vrima, u shpëtua pas një operacioni prej një orësh në një kampus universitar në Hyderabad të Indisë.

Qenushi 5 -muajsh u dëgjua teksa qante me kokën ulur në murin me vrima të ndërtesës së Shkollës së Shkencave të Jetës në Universitetin e Hyderabad.

Njëri prej anëtrëse të mbrojtjes së kafshëve në Indi, arriti të shpëtonte qenushin duke ia lyer qafën me vajin e kokosit.

“Deshëm ta thyejmë murin, por është shumë i vjetër dhe frikësoheshim se shembej. Mënyra më e mirë doli të jetë rrëshqitja e ngadalshme me anë të vajit”, ka thënë Pradeep Nair.

Duke marrë klikime të shumta, shikuesit e videos e kanë vlerësuar shumë për mundin e bërë në shpëtimin e qenit.

SHKARKO APP