Qenit i ngec koka në vrimë, ja si shpëtohet
Një qenush i humbur i cili kishte futur kokën në një mur me vrima, u shpëtua pas një operacioni prej një orësh në një kampus universitar në Hyderabad të Indisë.
Qenushi 5 -muajsh u dëgjua teksa qante me kokën ulur në murin me vrima të ndërtesës së Shkollës së Shkencave të Jetës në Universitetin e Hyderabad.
Njëri prej anëtrëse të mbrojtjes së kafshëve në Indi, arriti të shpëtonte qenushin duke ia lyer qafën me vajin e kokosit.
“Deshëm ta thyejmë murin, por është shumë i vjetër dhe frikësoheshim se shembej. Mënyra më e mirë doli të jetë rrëshqitja e ngadalshme me anë të vajit”, ka thënë Pradeep Nair.
Duke marrë klikime të shumta, shikuesit e videos e kanë vlerësuar shumë për mundin e bërë në shpëtimin e qenit.