Qeveria plan për të ndërtuar aeroport në Korçë

Pas nisjes së studimit për të ndërtuar një aeroport në Vlorë, qeveria ka shpallur thirrjen për të bërë një projekt i cili do t’i hapë rrugë ndërtimit të një aeroporti në qytetin e Korçës. Thirrjen e ka dorëzuar në agjencinë e prokurimeve publike Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe ka vënë në dispozicion një shumë prej 73 mijë dollarësh për kompaninë që do të bëjë studimin e fizibilitetit.

Të kontaktuar nga Televizioni Klan, burime pranë ministrisë së Financave thonë se planet për ndërtimin e aeroporteve janë pjesë e listës së strategjisë të shpallur nga qeveria “One Billion Euro Project” , të cilat do të bëhen sipas formulës partneritet publik – privat.

Kryeministri Rama ka lajmëruar disa ditë më parë se janë disa kompani serioze që po kërkojnë të investojnë në fushën e aeroporteve në Shqipëri. Muaji prill shënon dhe 1 vjetorin e heqjes së ekskluzivitetit të ajrit për konçesionarin e Rinasit, gjë e cila do t’i mundësojë Shqipërisë të ndërtojë aeroporte të reja dhe të ulen çmimet e biletave, por deri më sot asnjë aeroport i ri nuk është hapur, edhe pse shpresat e para të qeverisë ishin për të vënë në punë atë të Kukësit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?