Rama: Anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor mbron vetë BE-në, pasi një Europë e ndarë përçahet lehtë

Kryeministri Edi Rama i pranishëm në çeljen e Vitit Akademik 2025-2026 të Kolegjit të Europës në Tiranë, tha se një Europë e ndarë është më lehtë për t’u përçarë dhe e bashkuar ajo bëhet e pamposhtur. Për të Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor i sjellin paqe dhe bashkim Unionit, pasi nuk është thjesht një proces në letër, por edhe një filozofi historike, pavarësisht nëse vendet do e kenë veton apo votën.

“Ribashkimi zgjeron paqen. Në historinë e zgjerimit të BE-së, çdo zgjerim nuk ka zgjeruar veten, por paqen. Në shumë lufta e përplasje me njëra-tjetrën, ribashkimi flet për bashkimin e Evropës. Selanik 2023 ishte një angazhim, ribashkimi sjell energji e mundësi të reja.

Kështu ka ndodhur me valët e para të zgjerimit dhe kështu do të jetë edhe me ribashkimin e Ballkanit perëndimor me BE-në. Sepse asnjë vend që bëhet anëtar nuk është anëtar pa shfrytëzuar të gjitha energjitë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ribashkimi mbron Evropën nga vetja. Një Evropë e ndarë është e lehtë për t’u përçarë dhe një Evropë e bashkuar është e vështirë për t’u mposhtur. Këto janë të ilustruara me më shumë fakte”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?