
Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa foto në rrjete sociale nga një tjetër aksion për lirimin e hapësirave publike.
“Hapësirat publike do të çlirohen të tëra pa ndalim dhe pa përjashtim”, shkroi Rama në rrjetet sociale, ku ka ndarë foto nga pamjet që hiqen strukturat e disa subjekteve që kishin zënë hapësirat në kryeqytet.
