Rama: Do të ndërtojmë muze nënujor për të parë shokun Enver

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm sot në mjediset e Albania Adventure, nga ku premtoi se do te realizonte nje projekt per nje muze nenujor te cilen e quajti nje lloj zhytje ne histori.

“Duam të bëjmë një muze nënujor me monumentet skulupturat e realizmit socialist, ti marrim të gjitha dhe ti bëjmë të vizitueshme nën ujë. Ajo mund të jetë një gjë sepktakolare. Të futesh nën ujë të shohesh një muze arti nën ujë me gjithë këto skulpturat Leninin, Stalinin, shokun Enver. Të vizitohet vetëm duke u zhytur, është një si të thuash një zhtyje në kohë, në histori, në një sipërfaqe të historisë që është nën tokë”, tha Rama.

SHKARKO APP