Rama: E gabuar që Europa përqendrohet veç tek armatimi dhe nuk ka plan për paqe

Kryeministri Edi Rama nga Riadi i Arabisë Saudite, tha se është e gabuar që Europa është fokusuar më shumë tek armatimi dhe nuk ka plan të paqes. Rama shtoi se ka diçka thelbësisht të gabuar në faktin që ka një citim të përditshëm për t’u riarmatosur, për të menduar, folur e punuar gjithmonë e më tepër për më shumë armë. Për të nuk ka një plan paqeje që do të mund ta shihje, ta lexoje e të mendoje mbi të.

”Një Europë që nuk ka planin e saj të paqes. Një Europë e cila për vite me radhë e vuri veten në autopilotin e SHBA-së dhe pastaj kur gjërat atje ndryshuan, dramatikisht do të thoja, nisi të rizbulonte fjalën armëpushim, që ishte hequr nga fjalori i të gjithëve”, u shpreh Rama.

Kryeministri theksoi se Europa ka ngecur në një pozicion që përqendrohet vetëm tek armatimi. ”Të ngecësh në këtë pozicion që të mendosh vetëm për armatimet dhe jo për bisedimet për paqen është shqetësuese. E di që jam udhëheqësi më i gjatë mes udhëheqësve europianë, por gjithmonë mbaj parasysh se përfaqësoj një vend mjaft të vogël, ndaj nuk më takon mua t’i bëj leksion askujt apo të them se çfarë duhet të bëjnë të tjerët”, tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por si një europian i palëkundur, Rama tha se ndihet shumë i shqetësuar dhe i trazuar nga fakti që fjala bërthamore është shndërruar në diçka normale në fjalor. ”Se çfarë duhet të bëjë ose të mos bëjë Europa nuk ka lidhje me mua dhe Shqipërinë. Është gjë e mirë sepse kur e dreqosin e kanë vetë barrën, ndërkohë që kur kanë sukses pretendojmë se jemi pjesë e suksesit”, shtoi Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?