
Kryeministri Edi Rama ka ritheksuar edhe njëherë tjetër se nuk do të japë dorëheqjen deri në përfundimin e mandatit të tij, pavarësisht protestave studentore në Tiranë. Rama kritikoi protestuesit që kërkojnë largimin e tij, duke i akuzuar disa prej tyre për dhunë dhe sulme ndaj policisë.
“Detyra më ka çuar gjithë këto vite në çdo skaj e skutë të këtij vendi. Por mes pafundësisë së ëndrrave dhe realitetit tonë kam parë se sa ndryshe është Shqipëria që nuk përfaqësohet, as nga rrugët e Tiranës, ekranet e telefonave, apo edhe televizionet e korruptuara.
Të gjithë këtë në rrugë e në Tiranë thonë se duan kokën time, kënaqen nga dhuna, por unë jam pengesa mes kësaj Shqipërie dhe asaj që ka lënë pas Shqipërinë e pazhvilluar.
Unë jam dhe do të jem në krye të detyrës sime deri në ditën e fundit të kontratës sime me popullin shqiptar dhe duke mos u ardhur pas avazit atyre studentëve që shkulin bulevardin dhe sulmojnë policinë”, tha Rama.
