Rama: Hidrovorët në Darzezë të Fierit në punë pa ndërprerje për përballimin e reshjeve intensive
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale për situatën e krijuar nga reshjet e dendura të ditëve të fundit, duke theksuar angazhimin e plotë të strukturave të menaxhimit të ujit.
Rama bëri me dije se hidrovorët Hoxhara 1 dhe Hoxhara 3 në zonën e Darzezës, Fier, kanë funksionuar pa ndërprerje për të përballuar prurjet e larta të ujit. Sipas tij, impiantet kanë punuar gjatë gjithë kohës për të menaxhuar situatën dhe për të minimizuar ndikimin e reshjeve mbi tokat bujqësore.
“Këta hidrovorë, ashtu si të gjithë impiantet e tjera në të gjithë vendin, kanë punuar pa pushim gjatë reshjeve intensive për të menaxhuar prurjet dhe për të lehtësuar situatën në zonat bujqësore”, shkruan kryeministri, duke nënvizuar gatishmërinë e vazhdueshme të sistemit për të përballuar situata emergjente.
KOHA JONË SONDAZH

