Rama mbledh ministrat dhe drejtuesit politikë te “Vila e kuqe”

Kryeministri Edi Rama zhvillon sot një takim me ministrat e kabinetit qeveritar dhe drejtuesit politikë të qarqeve. Sipas burimeve, mbledhja zhvillohet në ambientet e “Vilës së Kuqe” dhe ka nisur në orën 09:00.

Takimi do të përqendrohet te koordinimi i punës mes strukturave qeverisëse, monitorimi i objektivave të përcaktuara dhe ecuria e nismave “Prania Besnike” dhe “Pasqyrë Albania”. Në diskutim pritet të jenë gjithashtu problematikat e konstatuara gjatë angazhimeve në terren, si dhe detyrat që lidhen me vijimin e punës së ministrive dhe drejtuesve politikë në qarqe.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?