Rama mbledh Asamblenë e PS, përgatitje për vendoret e 2027-ës dhe zgjedhjet brenda partisë

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e sotme Asamblenë e Partisë Socialiste në Durrës. Pas ndryshimeve në qeveri, duket që tashmë e kanë radhë strukturat e kësaj partie për të marrë udhëzimet dhe direktivat e reja nga kryetari i tyre.

Mbledhja do të nisë në orën 10:00, ku fjala hapëse do të jetë ajo e Sekretarit të përgjithshëm të PS-së Blendi Klosi, për t’ia lënë fjalën më pas kryesocialistit Rama.

Axhenda parashikon një analizë për punën e Organizatave Socialiste në rang vendi, udhëzime për zgjedhjet e brendshme të partisë dhe po ashtu analizë të detajuar mbi performancën në zgjedhjet parlamentare në 2025-ën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Socialistët duhet të përgatiten për zgjedhjet e ardhshme vendore, ato të 2027-ës, prandaj një pikë tjetër e diskutimeve në asamble do të jetë puna për zgjedhjet lokale. Po ashtu një nga pikat që pritet të miratohet gjatë këtij takimi është edhe nisma për organizimin e partisë në diasporë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?