Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 27 Tetor 2026, 22:00 Lajmet për shëndetin e saj bënë xhiron e rrjetit, Grida Duma tregon për gjendjen e saj Moderatorja e ”Top Story”, Grida Duma ka zgjedhur ta nisë emisionin “Topin e kam unë” me një mesazh të drejtpërdrejtë për publikun, duke sqaruar…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet vendore
  • Paketa fiskale
  • Berisha dhe PD
  • Grida Duma
  • Erion Veliaj
  • Emanueli
  • Zgjedhjet në Izrael
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet vendore
  • Paketa fiskale
  • Berisha dhe PD
  • Grida Duma
  • Erion Veliaj
  • Emanueli
  • Zgjedhjet në Izrael
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Rama mbron qytetaren: Korbat e fshehur nën pupla flamingosh e masakruan online sepse mendon ndryshe

Lajme E hënë, 15 Qershor 2026 16:15
Rama mbron qytetaren: Korbat e fshehur nën pupla flamingosh e masakruan online sepse mendon ndryshe
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Debati mbi protestat kundër projektit të planifikuar në zonën e Nartës dhe Zvërnecit ka marrë një tjetër drejtim, duke nxjerrë në pah përplasjen e mendimeve në rrjetet sociale. Një koment i bërë nga Juna Haxhiaj, e cila shprehu mosdakordësinë me protestën dhe mbështetjen për investimin e propozuar, u bë pjesë e diskutimit publik pasi u publikua edhe nga kryeministri Edi Rama.

Sipas tij, e reja nga Vlora është përballur me komente fyese dhe sulme online për shkak të qëndrimit të saj. Rama e përdori rastin për të ngritur shqetësimin mbi gjuhën e përdorur në debatet publike, duke theksuar se qytetarët duhet të jenë të lirë të shprehin mendime të ndryshme pa u bërë objekt sulmesh personale.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Zgjedhjet në Izrael, opozita para me 2 mandate, por Netanjahu rri kryeministër!

Zgjedhjet në Izrael, opozita para me 2 mandate, por Netanjahu rri kryeministër!

Para 3 orësh
Arlind Qori: Pse Edi Rama nuk vepron si kryeministri bullgar?

Arlind Qori: Pse Edi Rama nuk vepron si kryeministri bullgar?

Para 3 orësh
Gjykata e Lartë i jep të drejtë Erion Veliajt

Gjykata e Lartë i jep të drejtë Erion Veliajt

Para 5 orësh

Qytetarja kritikon angazhimin e rinisë për çështjet mjedisore në raport me tematika të tjera si dhuna në familje apo fatet e emigrantëve në burgjet e huaja. “Kjo rinia që u çua për flamingot, të cilët nuk i kanë parë ndonjëherë me sy, është e njëjta rini që nuk lëviz gishtin të kërkoj ashpërsim të ligjeve për dhunën në familje, apo për të drejtat e djemve shqiptar nëpër burgjet e botës”,-shkruan ajo, duke kujtuar se në një rast të mëparshëm, siç ishte ai i Ilia Karelit në burgun grek, ishin ngritur për të protestuar vetëm 30 persona.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Shkrimi i plotë nga Juna Haxhiaj

Të them të drejtën, nuk e kuptoj thelbin e kësaj proteste. Kjo rini që u ngrit për flamingot, të cilët nuk i kanë parë ndonjëherë me sy, është e njëjta rini që nuk lëviz gishtin për të kërkuar ashpërsimin e ligjeve për dhunën në familje apo për të drejtat e djemve shqiptarë në burgjet e botës. Rikujtoj këtu rastin e Ilia Karelit në burgun grek, kur unë dhe 30 veta u ngritëm të protestonim, por të rinjtë na shikonin nga kafenetë dhe qeshnin. Po ashtu, nuk i shoh të kërkojnë debat për probleme të tjera. Por për flamingot reagojnë dhe për Nartën, të cilën nuk e dinë as se ku bie në hartë, janë gati të bëjnë të ashtuquajturin “revolucion”. Kërkojnë dorëheqjen tuaj për ministrat apo kryetarët që janë në SPAK, por kam një pyetje: Kush kërkoi të krijohej SPAK-u? Në kohën e PD-së, edhe kur dilnin video të filmuara, prapëseprapë Berisha bënte namin duke i mbrojtur. Rikujtoj rastin e mbërtheçkave.

E kam filluar punën në shtet kur iku PD-ja, me 580 mijë lekë të vjetra, dhe sot e kam 980 mijë. Patjetër që ka njerëz që janë në vështirësi të mëdha ekonomike, por pagat kanë ndryshuar dhe kushtet e punës janë përmirësuar nga viti në vit. E mbanim gjeneratorin gati për ndërprerjet e energjisë elektrike. Kishim frikë të dilnim në protestë, sepse vinte e gjithë policia e shtetit, me uniforma të papastra dhe me kanatieren që u dilte nga barku, dhe rrihnin protestuesit, apo më keq akoma, ndodhte një tjetër 21 Janar.

Droga, prostitucioni dhe vjedhjet ishin lajmi i ditës, por pa u goditur asnjëherë nga ligji. Patjetër që ka edhe sot, por të paktën shohim çdo ditë në lajme se si goditen nga drejtësia. Në mbledhjet e Bashkimit Evropian apo kudo në botë ishim të papërfaqësuar, sepse askush nuk e konsideronte Berishën apo ministrat e tij. Për çfarë po protestohet sot? Vërtet do ky popull të rikthehet në atë kohë? Dhe a është vërtet populli që e do këtë gjë, apo janë thjesht njerëz që pretendojnë se e përfaqësojnë popullin? Popull jam edhe unë, por nuk mendoj si ata. Popull jam edhe unë, por nuk e dua dorëheqjen tuaj. Popull jam edhe unë, por nuk shaj. Nuk shaj gratë dhe vajzat që kanë mendim ndryshe nga unë. Nuk shaj njerëzit me libër shtëpie vetëm sepse nuk më pëlqen logjika e tyre.

Dhe po, dua që Narta, të cilën e njoh përmendësh sepse jam vetë vlonjate, të ketë një investim super të denjë dhe të konkurrojë krah për krah me Greqinë, Italinë apo çdo shtet tjetër për turizëm. Dua ta shoh emrin e Nartës dhe të Vlorës të përmendet kudo. Si mund të besoj unë te ndryshimi, kur një koment i tillë pasohet me një mijë sharje, mallkime dhe fyerje vetëm sepse është ndryshe? Quhemi sufllaqexhinj, servilë apo, më keq akoma, kurva, vetëm sepse nuk mendojmë si ata. Si mund të ndodhë ky bullizëm online dhe kjo dhunë verbale vetëm sepse nuk ndan të njëjtin mendim? Pse duhet ta respektoj mendimin e tyre, ndërsa për mendimin tim duhet të marr sharje dhe mallkime?

Kjo është Shqipëria e sigurt? Shqipëria e sigurt fillon me argument, fillon me propozime, fillon me bashkëbisedime për të mirën e Shqipërisë. Kur të shoh që një nga kushtet është kërkesa për ashpërsimin e ligjeve kundër dhunës në familje, kur të shoh që kërkohet drejtësi për të gjithë djemtë shqiptarë që ndodhen në burgjet e botës dhe për nënat e tyre që nuk dinë ku ndodhen fëmijët e tyre, kur të shoh që kërkohet një Shqipëri ku mund të komentosh pa frikën se do të shahesh vetëm sepse mendon ndryshe, duke mos harruar se nuk jemi më në diktaturë, atëherë do të besoj te kjo protestë. Deri në momentin që të shoh diçka të tillë, nuk kam pse të protestoj.

Etiketat e lidhura

edi ramaJuna Haxhiaj
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Lajmet për shëndetin e saj bënë xhiron e rrjetit, Grida Duma tregon për gjendjen e saj
Para 2 orësh

Lajmet për shëndetin e saj bënë xhiron e rrjetit, Grida Duma tregon për gjendjen e saj

Komentuesi i shkruan: 240 mijë euro shpi me 1 vit deputete! Zegjine Çaushi tregon si qëndron e vërteta
Para 2 orësh

Komentuesi i shkruan: 240 mijë euro shpi me 1 vit deputete! Zegjine Çaushi tregon si qëndron e vërteta

Flavio Bolsonaro largohet nga Brazili drejt SHBA-së mes hetimeve
Para 3 orësh

Flavio Bolsonaro largohet nga Brazili drejt SHBA-së mes hetimeve

Padia e Neil Young kundër fushatës së Trump: “Rockin’ in the Free World” u luajt pa leje
Para 3 orësh

Padia e Neil Young kundër fushatës së Trump: “Rockin’ in the Free World” u luajt pa leje

Më të lexuarat

1 Berisha tregon kushtin për t’u larguar përfundimisht nga politika
Para 3 orësh

Berisha tregon kushtin për t’u larguar përfundimisht nga politika

2 Lajmet për shëndetin e saj bënë xhiron e rrjetit, Grida Duma tregon për gjendjen e saj
Para 2 orësh

Lajmet për shëndetin e saj bënë xhiron e rrjetit, Grida Duma tregon për gjendjen e saj

3 Komentuesi i shkruan: 240 mijë euro shpi me 1 vit deputete! Zegjine Çaushi tregon si qëndron e vërteta
Para 2 orësh

Komentuesi i shkruan: 240 mijë euro shpi me 1 vit deputete! Zegjine Çaushi tregon si qëndron e vërteta

4 Gjykata e Lartë i jep të drejtë Erion Veliajt
Para 5 orësh

Gjykata e Lartë i jep të drejtë Erion Veliajt

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.