FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama, me ekipin shqiptar, ndan pamjet nga konferenca e 6-të ndërqeveritare me BE (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga Brukseli pak para nisjes së konferencës së gjashtë ndërqeveritare me Bashkimin Europian.

Konferenca e 6-të ddërqeveritare Shqipëri-BE i kushtohet grupkapitullit IV, ku përfshihen: “Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qëndrueshme”. Ky kapitull përmban fusha me rëndësi të posaçme për ekonominë dhe biznesin.

Ndërkohë kryeministri Edi Rama u shpreh se kanë mbetur pa hapur vetëm 5 kapituj, ndërsa ka falënderuar ekipin e BE për ndihmën e dhënë në këtë proces.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kanë mbetur edhe 5 kapituj për t’u hapur.
Urime ekipit negociator dhe të gjithë shqiptarëve. Edhe unë dua të falënderoj ekipin tuaj në Shqipëri që na rri mbi kokë dhe sigurohet që nuk humbim fokusin apo të mendojmë më shumë seç duhet për veten tonë”, tha Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kapitujt përfshijnë: politikat e transportit (kapitulli 14), energjia (kapitulli 15), rrjetet trans-europiane (kapitulli 21), mjedisi dhe klima (kapitulli 27)”, të cilat prekin drejtpërdrejt jetën e përditshme të qytetarëve dhe janë faktorë transformimi për zhvillimin afatgjatë të vendit. Konferenca Ndërqeveritare ka nisur në orën 08:00, teksa konferenca për shtyp është planifikuar rreth orës 09:15 pasuar nga mbledhja e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të BE-së në orën 10:00.

Në fund do të ketë disa fjalime të shkurtra përmbyllëse nga delegacioni i BE-së, ministrja e Danimarkës, Marie Bjerre dhe Komisionerja Marta Kos, si dhe nga kryeministri Rama. Shqipëria ka çelur deri më tani 4 nga 6 grupkapituj, të ashtuquajturin “Themeloret”, “Marrëdhëniet me Jashtë”, “Tregun e Brendshëm” si dhe “Konkurrueshmëria dhe Rritja gjithëpërfshirëse”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?