Rama ndan pamjet: Vijojmë punën për të liruar trotuaret, rrugët dhe hapësirat publike të zaptuara

Çdo ditë e shumë vijon aksioni në terren për hapësirat publike. Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet, ku nënvizon se ”Vijojmë punën për të liruar trotuaret, rrugët dhe hapësirat publike të zaptuara”.

Aksioni për lirimin e hapësirave publike të zëna në mënyrë të paligjshme vijon në Tiranë, me ndërhyrjen e Policisë Bashkiake, në bashkëpunim me Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IMT) dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Pastrimit dhe Gjelbërimit.

Lirimi i hapësirave publike nga ndërtimet e paligjshme i paraprin zbatimit të programit “Rilindja Urbane 2.0”, i cili synon të kthejë ligjshmërinë në territor duke sjellë zhvillim për komunitetet.

Swiss Digital Desktop Reklama

E konceptuar si një ndërhyrje sistematike në terren dhe jo një aksion i përkohshëm, kjo nismë, e cila ka nisur nga zbatimi në muajin korrik, po vijon me prioritet në gjithë territorin e vendit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?