Rama në Uashington, poston fotot: Në tryezën e Atlantic Council pati një interes të lartë për Shqipërinë
Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në një tryezë diskutimi në Atlantic Council në Uashington, një nga organizatat më të rëndësishme të politikave strategjike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama bëri të ditur se gjatë takimit pati interes të lartë për Shqipërinë, profilin e saj ndërkombëtar dhe qëndrimet e Tiranës zyrtare mbi çështje të rëndësishme globale. Diskutimet u përqendruan te Bordi i Paqes, konfliktet e hapura në skenën ndërkombëtare si dhe rruga e zgjerimit të Bashkimi Evropian.
Sipas tij, tryeza shërbeu si një mundësi për të paraqitur vizionin e Shqipërisë për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe për thellimin e procesit të integrimit europian, në një moment sfidash të shumta gjeopolitike. Takimi në Uashington vjen në kuadër të angazhimeve të vazhdueshme të qeverisë shqiptare për të konsoliduar marrëdhëniet me partnerët strategjikë dhe për të rritur rolin e vendit në arenën ndërkombëtare.
”Uashington-Në tryezën e Atlantic Council, një nga organizatat më të rëndësishme të politikave strategjike në SHBA, ku pati një interes të lartë për Shqipërinë, profilin e saj të ti ndërkombëtar dhe pikëpamjet tona mbi Bordin e Paqes, konfliktet e hapura si edhe rrugën e zgjerimit të Bashkimit Europian”,-shkruan Rama.
KOHA JONË SONDAZH

