
Kryeministri Edi Rama ndan pamjet nga aksi i ri Berat–Ballaban–Këlcyrë dhe shkruan se kjo rrugë është drejt përfundimit.
“Dhe me pamjet nga aksi i ri rrugor Berat–Ballaban–Këlcyrë, ku punimet janë drejt përfundimit duke krijuar një lidhje të re mes Beratit dhe jugut të vendit, që shkurton kohën e udhëtimit dhe i jep një tjetër hov turizmit, agroturizmit dhe ekonomisë së zonës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale, ku ka ndarë edhe pamjet nga ky aks rrugor.