Kryeministri Rama: Paraburgimi në Shqipëri si në Rusi

Kryeministri Edi Rama ka folur në prezantimin e Kodit të Procedurës Penale.

Një ndër problematikat kryesore që Rama adresoi ishte numri i lartë i të paraburgosurve në Shqipëri.

Në fjalën e tij, Rama tha se paraburgimi në Shqipëri në të njëjtat nivele si në Rusi, ndërsa shtoi se arresti me burg duhet të jetë masa e fundit që jep gjykata.

Swiss Digital Desktop Reklama

“10 vite më parë i kemi dhënë fuqi drejtësisë. Ndryshuam Kushtetutën, çliruam drejtësinë nga pushteti. Në 10 vjet u shemb kulti i pandëshkueshmërisë. Kemi parë rezultate.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nëse deri tani e kemi forcuar kryesisht krahun e peshores ku anon fuqia e të drejtës së njeriut përballë shtetit, në Shqipëri peshorja e drejtësisë anon dukshëm nga pesha represive e shtetit.

Edhe sot, po të pyesësh IA-në se cili vend mban barrën e paraburgimeve, përgjigjja vjen: Shqipëria. Kjo tregon se 62% e njerëzve në burgjet shqiptare janë të paraburgosur; mbahen në burg për atë që akuzohen, jo për ndonjë dënim që kanë marrë. Mesatarja ishte 26%. Ose, ndryshe, Shqipëria ishte dy herë më keq se mbarë Europa.

Ky nuk është mallkim rajonal, por problem i rëndë shqiptar, që Kuvendi duhet ta adresojë si problem në letër. Si mund ta pranojmë faktin se krahasimi me Rusinë është edhe më tronditës, ku të paraburgosurit janë 30% e popullsisë në burgje, aq sa gjysma e popullsisë së Shqipërisë që negocion për në BE?

Të nderuar prokurorë dhe gjykatës, nuk mund të vazhdojmë me shifra të tilla. Pas tyre ka drama njerëzish, trauma fëmijësh. Jemi vend i vogël dhe një popull që vjen nga histori traumatike, për t’i bërë vetes dëme kolosale të një politike penale.

Ka dëme ndaj një shoqërie që nuk bëhet më e mirë kur peshorja anon ndjeshëm ndaj represionit. Kjo lebeti çnjerëzore nuk lindi dje”, tha Rama.

Më tej, Rama foli edhe për të dhënat që i përkasin jetës private të personave që nuk kanë lidhje me veprën penale, se këto të dhëna “nuk duhet të përdoren si mjet presioni apo për publikim në media“.

“Marrja në pyetje dhe veprimet kryesore do të regjistrohen me zë dhe figurë. Nëse shteti merr në pyetje një njeri, duhet të tregojë si e ka marrë në pyetje dhe sa e ka respektuar. Dhe shkruhet se deklarimet e marra me sjellje, presion apo dhunë nuk vlejnë.

Ndryshimi i katërt vjen si domosdoshmëri për të mbrojtur jetën private në epokën teknologjike. Sekuestrimi i pajisjes nuk mund të jetë më, në asnjë mënyrë, një mundësi për të parë dhe lexuar gjithçka. Për t’i hapur ato, duhet vendim i gjykatës. Në rastet e urgjencës të përcaktuara nga ligji, veprimi vlerësohet nga gjykata.

Çdo material i nxjerrë që nuk ka lidhje me hetimin duhet të asgjësohet. E njëjta gjë, në lidhje me përgjimet: duhet të shikohen vetëm ato që kanë lidhje me hetimin. Jeta private e njerëzve pa lidhje me veprën penale nuk mund të përdoret si instrument presioni apo si ushqim për mediat.

Personi ka të drejtë të dijë se ndaj tij është regjistruar një procedim. Hetimet e fshehura në kohë nuk mund të jenë një rutinë në një shtet të së drejtës.

Në gjyq do të shkojnë çështje që kanë perspektivë reale. Prokurori duhet të peshojë provat, akuzat dhe mbrojtjen.

Ndryshimi i gjashtë ka rëndësi, sepse nxjerr prezumimin e pafajësisë jashtë sallës së gjyqit. Gjyqi në pazar, përpara gjyqit në sallë, nuk është drejtësi”, tha ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?