Rama poston pamjet: Ecim për të sjellë Rilindjen Urbane 2.0

Në të gjithë vendin vazhdon puna për lirimin e hapësirave publike nga subjektet që kanë zaptuar trotuaret apo dhe ambientet që u shërbejnë komunitetit. Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga lirimi i hapësirave publike, ndërsa shkruan: ”Ecim, për të sjellë Rilindjen Urbane 2.0”.

E konceptuar si një ndërhyrje sistematike në terren dhe jo një aksion i përkohshëm, nisma për lirimin e hapësirave publike synon të përmirësojë cilësinë e jetës urbane dhe të rrisë funksionalitetin e bizneseve.

Rama ka paralajmëruar se po hartohet edhe Rregullorja Kombëtare në të cilën do të përcaktohen me ligj hapësirat që mund të shfrytëzojë biznesi. Për këtë qëllim në dispozicion të qytetarëve të cilët duan të denoncojnë rastet abuzive është vënë në dispozicion Portali “Hapësiraimepublike.gov.al”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deri më sot në këtë portal janë raportuar 14 439 raste, nga të cilat janë zgjidhur 10 705 raste, ndërsa 3734 të tjera janë aktualisht në proces shqyrtimi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?