Rama: Sot janë punësuar 78.844 veta më shumë se një vit më parë
Ky ka qenë reagimi i sotëm i kryeministrit Edi Rama duke iu referuar INSTAT-it dhe statistikave të publikuara një ditë më parë.
“Ja edhe Anketa e INSTAT-it për Forcat e Punës, meqë disa kanë qejf t’i referohen INSTAT-it kur ne i referohemi Sigurimeve Shoqërore! Vetëm se kjo e INSTAT-it tregon qartë se jemi në rrugën e punësimit real”, shkruan Rama në rrjetet sociale.
Një ditë më parë, Instituti i Statistikave publikoi të dhënat e fundit mbi tregun e punës, duke bere te ditur se numri i të punësuarve u rrit me 3.7% krahasuar me një vit më parë.
Vetëm në tremujorin e tretë të 2014-ës, ka patur 76 479 persona më shumë të punësuar se në të njëjtin tremujor të vitit paraardhës dhe 33 311 persona më shumë të punësuar se sa tremujori i dytë i vitit 2014”, deklaroi drejtori i INSTAT, Gjergji Filipi.