Raporti i OSBE-së për Shqipërinë: Reforma dhe lufta ndaj korrupsionit dy elementët kyçë

Viti 2016 u dominua në pjesën më të madhe të kohës nga diskutimet për Reformën në Drejtësi.

Prezenca e OSBE-së do të vazhdojë të ndihmojë autoritetet shqiptare për të arritur zhvillimin e qëndrueshëm, për të përmirësuar besimin, si dhe për të adresuar sfidat rajonale. Kështu thuhet në raportin e vitit 2016 të publikuar së fundmi nga OSBE-ja. Kjo organizatë vepron në 16 vende, përfshirë këtu edhe Shqipërinë.

Që nga muaji tetor i vitit të kaluar në krye të prezencës së OSBE-së në Shqipëri është ambasadori Bernd Borchardt. Për Shqipërinë buxheti i OSBE-se ka qenë rreth 2.9 milionë euro duke zënë rreth 2% të totalit. Një shifër kjo e njëjtë edhe me misionin në Mal të Zi

Ndërsa për vitin 2016 kontributi që Shqipëria dha si pjesëmarrëse ishte 88,376 euro ose 0.1% e totalit

Sipas raportit për Shqipërinë mbetet sfidë lufta kundër korrupsionit. “ Prezenca ka mbështetur autoritetet shqiptare në nivel qendror dhe lokal në përpjekjepër të luftuar korrupsionin, për të promovuar qeverisjen e mirë në të gjitha nivelet. Është e nevojshme ndërtimi i kapaciteteve për të luftuar korrupsionin dhe për tëpromovuar sjelljen e duhur në biznes. Gjithashtu kërkohet të rritet ndërgjegjësimi tek të rinjtë për çështje që janë të bëjnë me korrupsionin, si dhe për t’i inkurajuar për t’u angazhuar më shumë nëshoqërinë civile dhe në proceset konsultuese”, thuhet në raportin e OSBE-së për vitin 2016./Monitor

SHKARKO APP