
Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, i ka dorëzuar Raportin e Progresit 2026 për Shqipërinë Këshillit Kombëtar të Integrimit Evropian dhe dy bashkëkryetarëve të tij, Taulant Balla dhe Jorida Tabaku.
Ambasadorja theksoi rëndësinë e dialogut politik dhe konsultimit me publikun në procesin e integrimit evropian të vendit.
“Këshilli bashkon në një tryezë mazhorancën, opozitën dhe shoqërinë civile, dhe rrugëtimi i Shqipërisë drejt BE-së ka nevojë pikërisht për këtë: dialog të mirëfilltë politik dhe konsultim real me publikun”, u shpreh Moreira de Sousa.
Ajo nënvizoi se përplasjet politike ngadalësojnë reformat dhe vonojnë përfitimet që anëtarësimi në Bashkimin Evropian do të sjellë për qytetarët shqiptarë.
“Ky është një projekt kombëtar, i cili mund të ecë përpara vetëm nëse ndërtohet së bashku”, theksoi ambasadorja.