
Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran, ka reaguar lidhur me protestat e dhunshme të zhvilluara në Tiranë dhe qytete të tjera të vendit gjatë dy javëve të fundit.
Ai theksoi rëndësinë e dialogut dhe të përfshirjes së qytetarëve në debatet publike, duke nënvizuar se demokracia nuk kufizohet vetëm te pjesëmarrja në zgjedhje.
“Çfarë kam parë gjatë këtyre javëve të fundit, ose muajve të fundit, është një mungesë dialogu. Një situatë ku njerëzit kanë përshtypjen se zëri i tyre nuk dëgjohet dhe se mendimi i tyre nuk merren parasysh.
Çdo rast kur ekziston mundësia për të organizuar dialog dhe konsultime duhet të mbështetet. Për këtë arsye erdha sot.
Ekzistojnë kanale të ndryshme dialogu. E rëndësishme është që qytetarët, sidomos të rinjtë, të kuptojnë se kanë mundësi të marrin pjesë në debatin publik.
Demokracia nuk do të thotë vetëm të shkosh e të marrësh pjesë në zgjedhje një herë në katër vjet. Demokracia është një punë e përditshme dhe një mundësi që u hapet të gjithëve që dëshirojnë të marrin pjesë në jetën publike dhe në vendimmarrje, aty ku mendimi i tyre dhe i qytetarëve të tjerë është i rëndësishëm.
Dhuna asnjëherë nuk është zgjidhje”, tha Tarran.
