Receta e përgatitur në shtëpi, kundër mushkonjave dhe buburrecave
Me afrimin e verës kemi më shumë nevojë që të merremi me zhdukjen e insekteve brenda shtëpive. Produktet e shtrenjta ndonjëherë janë edhe të paefektshme. Një recetë me produkte natyrale që mund t’i përgatisni në shtëpinë tuaj.
Ju duhet:
Gjysmë filxhan vaj vegjetal
Gjysmë filxhan shampo
Gjysmë filxhan uthull
Si ta përgatisni:
Vendosni të gjithë përbërësit në një shishe spraj dhe tundeni mirë përmbajtjen.
Si ta përdorni:
Spërkateni përmbajtjen në cepa të caktuara të gjithë shtëpisë dhe në kopsht, ose në skajet e ballkonit.