Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 7 Nëntor 2026, 15:07 Protestuesit studentë dhe të “flamingove” vendosin: Kandidat për kryebashkiak në Tiranë nga radhët tona! Nga protesta e sotme para ministrisë së Arsimit një prej drejtuesve të kësaj proteste deklaroi se kemi vendosur që në Tiranë të dalim me…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Berisha
  • Kursi i këmbimit
  • Horoskopi
  • Ergys Agasi
  • Kosova futsall
  • Ambasadori amerikan
  • Bashkimi i opozitës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Berisha
  • Kursi i këmbimit
  • Horoskopi
  • Ergys Agasi
  • Kosova futsall
  • Ambasadori amerikan
  • Bashkimi i opozitës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Referendumi për Parkun Rinia, KQZ i hap rrugë mbledhjes së firmave nga PD

Lajme E mërkurë, 4 Nëntor 2026 16:12
Referendumi për Parkun Rinia, KQZ i hap rrugë mbledhjes së firmave nga PD
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Partia Demokratike ka ndërmarrë një nismë ligjore për zhvillimin e një referendumi vendor lidhur me të ardhmen e Parkut Rinia. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar formularët për mbledhjen e nënshkrimeve, pas kërkesës së paraqitur nga përfaqësuesit e PD-së, Jamarbër Malltezi, Dorjan Teliti, Adriana Kalaja dhe Erges Eskiu. Në një deklaratë publike, Partia Demokratike e cilëson këtë zhvillim si një hap konkret në mbrojtje të hapësirave të gjelbra dhe kundër betonizimit të kryeqytetit, duke theksuar se për fatin e Parkut Rinia duhet të vendosin qytetarët dhe jo individët në pushtet.

Deklarata e plotë

Partia Demokratike ka hedhur një hap konkret në mbrojtje të Parkut Rinia dhe kundër betonizimit të mëtejshëm të Tiranës. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar formularët për mbledhjen e nënshkrimeve për zhvillimin e referendumit vendor, pas nismës së ndërmarrë nga përfaqësuesit e Partisë Demokratike, Jamarber Malltezi Dorjan Teliti Adriana Kalaja dhe Erges Eskiu. Ky është një hap i rëndësishëm në betejën për t’ua kthyer qytetarëve të Tiranës të drejtën për të vendosur mbi qytetin e tyre.
Prej vitesh, kryeqyteti po i nënshtrohet një modeli zhvillimi ku betoni fiton mbi gjelbërimin, kullat mbi hapësirat publike dhe interesat e një pakice mbi nevojat e qindra mijëra qytetarëve.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Tirana po mbytet nga trafiku, ndotja, çmimet e papërballueshme të banesave dhe mungesa e hapësirave të gjelbra. Por përgjigjja e Edi Ramës është gjithmonë e njëjta: një kullë tjetër. Partia Demokratike i thotë NDAL këtij modeli. Ne besojmë se për fatin e Parkut Rinia duhet të vendosin qytetarët e Tiranës, jo një njeri i vetëm, sado pushtet të ketë grumbulluar. Dhe këtë betejë nuk po e bëjmë vetëm me deklarata, statuse në Instagram apo spektakle mediatike. Partia Demokratike po vepron. Me një nismë konkrete, me një procedurë ligjore dhe me një instrument të drejtpërdrejtë të demokracisë: referendumin.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Sot u drejtohemi të gjithë qytetarëve të Tiranës, shoqërisë civile, aktivistëve, organizatave qytetare dhe çdo force politike që kundërshton betonizimin e kryeqytetit: Bashkohuni me ne për mbledhjen e firmave! Kjo nuk është një betejë për flamurin e Partisë Demokratike. Është një betejë për qytetin tonë, për fëmijët tanë dhe për të drejtën e qytetarëve që të mos trajtohen si spektatorë të vendimeve që u ndryshojnë jetën. Partia Demokratike është e gatshme të bashkëpunojë me çdo faktor opozitar, pa përjashtim, për të mbledhur sa më shpejt nënshkrimet e nevojshme dhe për t’i hapur rrugën referendumit.

Mund t'ju interesojë

Tensione të forta mes protestuesve/Protestuesi rrihet te protesta e PD, sepse bërtiti “Rama n’burg, Berisha n’burg”. Rrihet dhe një tjetër…

Tensione të forta mes protestuesve/Protestuesi rrihet te protesta e PD, sepse bërtiti “...

Para 50 minutash
Sali Lusha pushon te “Guri i DIALOGUT”

Sali Lusha pushon te “Guri i DIALOGUT”

Para 1 ore
TikTok akuzohet se ndihmon në promovimin e industrisë së seksit te vajzat

TikTok akuzohet se ndihmon në promovimin e industrisë së seksit te vajzat

Para 4 orësh

Kjo nismë është njëkohësisht një mundësi për të provuar në praktikë bashkëpunimin opozitar përpara zgjedhjeve vendore. Sepse bashkimi i opozitës nuk mund të mbetet një slogan që përsëritet në studio televizive, në konferenca shtypi apo në rrjetet sociale. Bashkimi provohet në terren, në përballje me pushtetin, në mbrojtje të interesit publik.Kjo është prova e parë konkretee gatishmërisë për të vendosur interesin qytetar mbi egot politike, llogaritë e vogla dhe protagonizmin personal. Ne nuk kemi nevojë për një opozitë që konkurron se kush bën postimin më të bukur kundër Edi Ramës. Kemi nevojë për një opozitë që bashkon forcat për t’i ndalur vendimet e tij. Nuk kemi nevojë për opozitarizëm fasade, por për aksion qytetar.

Etiketat e lidhura

Parku RiniaPD
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Protestuesit studentë dhe të “flamingove” vendosin: Kandidat për kryebashkiak në Tiranë nga radhët tona!
Para 3 minutash

Protestuesit studentë dhe të “flamingove” vendosin: Kandidat për kryebashkiak në Tiranë nga radhët tona!

Italia fajëson hakerët pro-rusë për publikimin në dark web të të dhënave të ministrit të Jashtëm Tajani
Para 8 minutash

Italia fajëson hakerët pro-rusë për publikimin në dark web të të dhënave të ministrit të Jashtëm Tajani

Tensione të forta mes protestuesve/Protestuesi rrihet te protesta e PD, sepse bërtiti “Rama n’burg, Berisha n’burg”. Rrihet dhe një tjetër…
Para 50 minutash

Tensione të forta mes protestuesve/Protestuesi rrihet te protesta e PD, sepse bërtiti “Rama n’burg, Be...

Sali Lusha pushon te “Guri i DIALOGUT”
Para 1 ore

Sali Lusha pushon te “Guri i DIALOGUT”

Më të lexuarat

1 Të rinjtë e Protestës synojnë krijimin e një partie, nisin përgatitjet për alternativa politike dhe lista online
Para 18 orësh

Të rinjtë e Protestës synojnë krijimin e një partie, nisin përgatitjet për alternativa politike dhe li...

2 Nga debati i fundit për bashkimin e opozitës del një fitues politik: Edi Rama
Para 20 orësh

Nga debati i fundit për bashkimin e opozitës del një fitues politik: Edi Rama

3 Spiropali poston foto në stilin e Che Guevarës: Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur
Para 17 orësh

Spiropali poston foto në stilin e Che Guevarës: Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur

4 Kursi i këmbimit për sot, 7 nëntor 2026
Para 7 orësh

Kursi i këmbimit për sot, 7 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.