Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 24 Tetor 2026, 10:21 Kr*mi në Fier, Ermalinda Rama dërgohet në gjyq për vr*sjen e të atit, nën akuzë edhe e ëma Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet për vrasjen e 56-vjeçarit Anesti Rama, ngjarje e ndodhur më 23 korrik 2025, në fshatin Frashër të Patosit.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha kundër Ramës
  • Dashnor Sula
  • Protestat në Francë
  • Gazetarja e rrëzuar
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Rikthimi i LDK-së
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha kundër Ramës
  • Dashnor Sula
  • Protestat në Francë
  • Gazetarja e rrëzuar
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Rikthimi i LDK-së
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Reforma territoriale, kryebashkiaku Topçiu: E paqartë e ardhmja e Maliqit

Lajme E martë, 18 Gusht 2026 14:32
Reforma territoriale, kryebashkiaku Topçiu: E paqartë e ardhmja e Maliqit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kryetari i Bashkisë së Maliqit, Gëzim Topçiu flet për projektin e reformës së re territoriale, që parashikon bashkimin e Bashkisë së Maliqit me atë të Korçës. Topçiu tha se ende nuk është e qartë se çfarë do të sjellë konkretisht reforma, veçanërisht për statusin e qyteteve, kompetencat, financat dhe investimet. ”Ende unë jam i paqartë për atë çfarë do të ndodhë në kuptimin çfarë do të ndryshojë në qoftë se do të miratohet kjo reformë e re, cila do të jetë statusi i qyteteve tona, i bashkive tona, i kompetencave, i financave, i investimeve. Problematikat janë të gjera edhe pavarësisht kësaj, kjo nuk mund të thuhet me një po e me një jo’‘,-tha për mediat.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ai theksoi se reforma kërkon më shumë se një ndryshim ligjor dhe se duhet të përcaktohen qartë kompetencat dhe financat e njësive vendore. ”Pasi që kjo reformë nuk kërkon vetëm një ndryshim ligjor për efekt të asaj çfarë fola me këtë projektligj i cili ka shkuar në parlament, por kërkon ndryshime të tjera ligjore në ligjin e pushtetit vendor, financat vendore, në kompetencat që duhet të kenë qytetet”.

Mund t'ju interesojë

Radio shtetrore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Radio shtetrore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Para 1 ore
Kryeministri e akuzoi, kurse 28-vjeçari tregon dëshminë e penalitetit: Jam i padënuar

Kryeministri e akuzoi, kurse 28-vjeçari tregon dëshminë e penalitetit: Jam i padënuar

Para 2 orësh
Biznesmeni shqiptar Ermal Beqiri deklaron në gjykatë: Kam korruptuar shtetin shqiptar, jo njeri tjetër!

Biznesmeni shqiptar Ermal Beqiri deklaron në gjykatë: Kam korruptuar shtetin shqiptar, ...

Para 2 orësh

Topçiu bëri të ditur se po përgatit një material që do t’i dërgohet Kuvendit të Shqipërisë, ku do të paraqesë qëndrimin e tij për reformën. ”Pasi flitet për 15 qytete dhe nuk janë pak, e midis tyre Maliqi edhe Divjaka janë dy qytete goxha me peshë, me popullsi të konsiderueshme, që vetëm me censusin e fundit Maliqi ka rreth 31 mijë banorë nga 65 mijë e kusur që ka në gjendjen civile. […] Nuk është kaq e thjeshtë”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Kryebashkiaku sqaroi gjithashtu se projektligji parashikon bashkim, dhe jo shkrirje të drejtpërdrejtë të strukturave të Maliqit. ”Projektligji i propozuar pra parashikon që Bashkia Maliq të bashkohet me Bashkinë Korçë, dhe organizimi i brendshëm propozohet të kalojë nga bashki në njësi administrative që jemi sot, në bashki, qytet dhe njësi administrative”.

Sipas tij, njësitë administrative të Maliqit do të vijonin të vareshin nga Maliqi, ndërsa posti i kryetarit të bashkisë do të zëvendësohej me një zëvendëskryetar funksional. Në fund, Topçiu tha se debati nuk duhet të lidhet me ruajtjen e posteve, por me shërbimet që do të marrin qytetarët. “Për mua nuk duhet parë bashkia, pozicioni, ky organizim si një moment që duhet të qajmë hallin e një kryetari bashkie. Por unë mendoj që duhet të shikojmë sa shërbimet ndaj njerëzve venë më afër, sa u zgjidhen më lehtë, sa Maliqi do të ecë jo me këtë ritëm që ka ecur tani po do të ecë më mirë, sa investime do të marrim më shumë, sa do t’u shërbejë qytetarëve. Domethënë koncepti është shumë i gjerë”, përfundoi ai.

Etiketat e lidhura

Gëzim Topçiu
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kr*mi në Fier, Ermalinda Rama dërgohet në gjyq për vr*sjen e të atit, nën akuzë edhe e ëma
Para 28 minutash

Kr*mi në Fier, Ermalinda Rama dërgohet në gjyq për vr*sjen e të atit, nën akuzë edhe e ëma

Ingrit Gjoni zbulon të vërtetën për raportin me Çiljeta Xhilagën: Ja pse nuk e ndjek në Instagram
Para 47 minutash

Ingrit Gjoni zbulon të vërtetën për raportin me Çiljeta Xhilagën: Ja pse nuk e ndjek në Instagram

Radio shtetrore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?
Para 1 ore

Radio shtetrore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Korçë, dyshohet se dhunoi një 4-vjeçar në kopsht, arrestohet edukatorja pas denoncimit të nënës
Para 1 ore

Korçë, dyshohet se dhunoi një 4-vjeçar në kopsht, arrestohet edukatorja pas denoncimit të nënës

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 13 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 13 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 13 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

4 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 16 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.