Reforma territoriale, Mazniku: Një nga skenarët parashikon më shumë pushtet për drejtuesin e qarkut

Bashkëkryetari i Reformës Territoriale, Arbjan Mazniku flet në lidhje me katër skenarët e Partisë Socialiste për hartën e re territoriale. Ndër të tjera, ai vuri theksin tek varianti i tretë, që lidhet me forcimin e qarkut. “Varianti i tretë është të fuqizojmë qarkun. Sot kemi 12 qarqe që janë si strukturë dhe mund të fuqizohen duke u dhënë më shumë funksione. Një skenar tjetër është që të afrohemi më shumë me modelin e BE-së. Në vende si Franca apo Italia, strukturat si departamentet apo provincat po humbasin rol në favor të rajoneve. Rajonet po bëhen më të mëdha dhe më të rëndësishme, jo vetëm për funksionet e decentralizuara, si koordinimi i bashkive, pastrimi, mirëmbajtja e mjedisit apo planifikimi i territorit, por edhe si hapësira ku ndërveprojnë shërbimet qendrore me ato vendore, si spitalet, policia dhe institucionet e tjera”,-tha Mazniku në ”A2cnn”.

Ndërkohë, Partia Socialiste ka shqyrtuar katër variante për reformën territoriale:

1. Konsolidimi funksional
• Bashkitë e vogla bashkohen me ato më të mëdha fqinje
• Qarqet mbeten si nivel koordinues

Swiss Digital Desktop Reklama

2. Konsolidim dhe decentralizim
• Krijohen bashki të mëdha në nivelin e ish-rretheve

Swiss Digital Mobile Reklama

3. Fuqizimi i qarkut
• Ruhen bashkitë ekzistuese
• Qarku forcohet si nivel ekzekutiv dhe mund të zgjidhet drejtpërdrejt

4. Rajonet strategjike
• Bashkitë shumë të vogla konsolidohen
• Krijohen 4 rajone për zhvillimin e infrastrukturës dhe menaxhimin e fondeve të BE-së

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?