Reforma Territoriale/ Rama takim me kryebashkiakët e PS, zbulohet çfarë është thënë

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të mërkurë një takim me kryetarët e bashkive që preken nga reforma e propozuar administrative-territoriale, në kuadër të diskutimeve për riorganizimin e pushtetit vendor, edhe pas kundërshtimeve nga shumica e kryebashkiakëve socialistë. Mesazhi i përcjellë nga Rama ishte se bëhet fjalë për një reformë që synon interesin e përgjithshëm të vendit dhe jo të një bashkie të veçantë.

Duke iu referuar edhe përvojës së Reformës Administrative-Territoriale të vitit 2014, argumenti i qeverisë është se bashkimi i njësive vendore mund të krijojë më shumë kapacitete administrative, shërbime më cilësore dhe një menaxhim më efikas të burimeve. “Reforma do të ecë përpara”, mësohet të ketë deklaruar Rama gjatë takimit.

Në fokus të diskutimeve janë edhe rastet e Divjakës dhe Dimalit, ku bashkimi i propozuar synon, sipas qeverisë, të sjellë përfitime për qytetarët e të gjitha zonave që do të përfshihen në njësitë e reja vendore. Procesi pritet të vijojë përmes konsultimeve me bashkitë, komunitetet dhe aktorët e tjerë të përfshirë. Objektivi i deklaruar është krijimi i një organizimi vendor më funksional, më efikas dhe më pranë qytetarëve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Po 3396 (72.1%)
Jo 1311 (27.9%)

Vota totale: 4707