Regjistrimi i tokave, Shqipëria ia kalon Greqisë

 

Shqipëria duket se ka ecur me ritme më të shpejta se sa Greqia në procesin e regjistrimit elektronik të tokave, ku kjo e fundit ka pasur vështirësi dhe keqmenaxhim fondesh nga BE-ja, shkruan Reuters…

Kur Greqia ka aplikuar për programin e saj të parë të shpëtimit në vitin 2010, vetëm dy vende në Evropë u mungonte një regjistër i kompjuterizuar i pronësisë së tokës dhe të përdorimit. Greqia dhe Shqipëria.

Ekspertë nga Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar identifikuan mungesën e sigurisë ligjore për të drejtat e pronësisë dhe përdorimit të tokës si një pengesë e madhe për investime, dhe zhvillimin ekonomik.

Pesë vite më vonë, Greqia ka përfituar shpëtimin e saj të trete nga kreditorët BE dhe FMN. Secili prej këtyre programeve ka bërë si prioritet përfundimin e regjistrit dixhital të tokës, i njohur si kadastër, shkruan Reuters.

Megjithatë, ka mbetur edhe më pak se gjysma për t’u realizuar ky projekt, pavarësisht se janë shpenzuar qindra miliona euro me asistencë teknike nga partnerët e BE-së.

Ndërkohë Shqipëria, shkruan Reuters, një fqinj shumë më i varfër në Ballkan që është ende një kandidat i largët për anëtarësim në BE, ka ecur me hapa më të shpejtë se Greqia dhe ka zbatuar një regjistër të tokës dhe hartën e dixhitalizuar, edhe nëse mbeten ende disa mangësi.

Gazetat greke e quajnë “turpin tonë kombëtar” procesin e zgjatjes pafund të kadastrave, që nisi në vitin 1995 me fondet e BE (që duhej të ishin kthyer ata para në vitin 2003), për shkak të keqpërdorimit.

Nga 50 miliardë euro të planifikuara për të mbledhur nga ky proces, në fund, u shitën asete publike për një vlerë prej 3.1 miliardë euro. Objektivi 50 miliardë eurosh është rifutur edhe në planin e tretë të shpëtimit. Ekspertët shprehen se, procesi i regjistrimit elektronik të tokës është penguar nga vetë politika, për shkak të interesave personale.

SHKARKO APP