Resort turistik në Gjirin e Lalzit, Rama: I pari me pesë yje, do të punësohen 1500 persona

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në nisjen e punimeve për ndërtimin e një kompleksi turistik me pesë yje në Gjirin e Lalzit.

Rama tha se menjëherë pas nisjes së punës, do të punësohen 600 persona, ndërkohë që pas përfundimit të punimeve punësohen në vazhdimësi 1500 persona.

“Është struktura e parë me pesë yje në vend. Mezi presim të shohim investimin tjetër në zonën e Dhërmiut. Edhe aty ambicia është po kjo, për të ndërtuar një tjetër resort me pesë yje. Jemi afër të finalizimit të disa proceseve të tjera që nga Divjaka deri në Kepin e Stillos”, u shpreh kreu i Qeverisë gjatë ceremonisë.

Kompleksi turistik në Gjirin e Lalëzit, do të ndërtohet nga Kompania Edil Al. I pagëzuar me emrin “San Pietro Resort”, projekti synon që në gjithë sipërfaqen e truallit prej 350.000 m², do të jenë të ndërtuara 140.000 m² sipërfaqe ndërtimi nga të cilat, 98.600 metër katror do të jetë fshati turistik, një rezidencë e ndërthurur me vila dhe apartamente dhe 41.400 m² do të jetë hoteleri dhe resort.

SHKARKO APP