Pronat e grabitura në Rrjoll, deputeti Shehaj interpelancë me zv.kryeministren: Grabitja e tokës nga politikanë dhe oligarkë!

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj informon se ka firmosur një kërkesë për interpelancë me zv.kryeministren Albana Koçiu, lidhur me situatën e pronave në Rrjoll, duke denoncuar atë që e cilëson si grabitje të hapur të pronës së banorëve. Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, Shehaj deklaron se prona është e shenjtë.

Kryetari i Mundësia akuzon zyrtarë të lartë dhe oligarkë të lidhur me politikën se po u marrin tokat qytetarëve, ndërsa shteti, sipas tij, është rreshtuar në krah të grabitësve dhe jo të pronarëve legjitimë.

”Sapo firmosa një kërkesë për interpelancë me zv. kryeministren në lidhje me pronat e banorëve të Rrjollit. Zyrtarë të lartë, politikanë të korruptuar dhe oligarkë të lidhur me ta u kanë rrëmbyer pronën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ata kanë një muaj që po protestojnë dhe shteti, në vend që të jetë në krah të banorëve, është në krah të atyre që i kanë rrëmbyer pronën, që po u mohojnë të drejtën e pronës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Prona është e shenjtë! Partia Mundësia është në krah të protestuesve dhe të pronarëve legjitimë. Kjo është arsyeja pse do t’i kërkoj llogari zv. kryeministres se si është e mundur që shteti është me rrëmbyesit e pronave”,-thotë Shehaj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?