“Rezistenca qytetare eshte detyre”

Ne nje deklarate te shperndare per mediat diten e diele, Kryetari i LDE – Partia per Liri, Demokraci dhe Etike Arian Galdini shprehet se dhuna e mbremshme policore e ushtruar ndaj qytetareve dhe aktivisteve civile qe Protestonin kunder betonizimit te Parkut te Liqenit, eshte nje simptome e qarte e renies se Qeverisjes qendrore dhe lokale ne Tirane ne honet e privatizmit te shtetit.
“Policia perdoret si Polici private qe mbron betonin antinatyre dhe antinjeri. – thuhet ne deklaraten e Galdinit – Sikur edhe 1 qytetar i vetem po te shprehej kunder betonizimit te Parkut te Liqenit, nje qeverisje llogaridhenese, e pergjegjshme dhe transparente do te ndjente detyrimin per ta degjuar. Prej javesh Tirana po zjen nga qindra, madje mijera qytetare qe deshmojne haptazi me deklarata, protesta e rezistence se jane kunder ketij ndertimi qe betonizon Parkun e Liqenit. E c’marin si pergjigje? Dhune ta paarsyetuar, dispropocionale, alogjike te ushtruar nga Policia Bashkiake e here here edhe nga Policia e Shtetit. Mbreme ne oret e mbasdite dhe mbremjes, Policia Bashkiake eshte perdorur arbitrarisht nga Kryetari Privat i Bashkise se Tiranes per te dhunuar qytetaret protestues. Nje aktiviste civile Rezearta Caushaj eshte terhequr zvarre dhe goditur nga Policia Bashkiake me shkelma ne ije e veshka. Perpjekja e qytetareve per te ngritur tenden e tyre te protestes e rezistences eshte ballafaquar me dhunen e hordhive te Policise Bashkiake qe i bindet verberisht urdherit te Cifligarit te ri te Bashkise se Tiranes, Kryetarit Privat Erion Veliaj. Kur Policia dhe Pushtetet Publike perdoren sipas arsyeve, e qellimeve private apo te pakicave plackitese politike, ky eshte fillimi i fashizmit. Policia Bashkiake po perdoret si fasho politike e private kunder aktivizmit qytetar. Ne kete pike ku kemi mberritur, nuk behet me fjale thjesht dhe vetem per nje Park Liqeni dhe planet klienteliste te betonizimit te tij. Jemi ne prag te nje perpjekje te miremenduar dhe organizuar per te instaluar pushtetin e Pakicave Palckitese Politike, mni kedo qe eshte kritik, kundershtar apo rezistent. Ky pushtet ka vetem nje ngjyrim, ate te fashizmit. Keta me shume para, me shume korupsion, me dhunen e te forteve, cubave e horrave, me zaptimin e gojembylljen e mediave, e se fundmi edhe me perdorimin privat te policise bashkiake e shteterore, duan te na vrasin lirine, demokracine dhe shpresen. Kur fashizmi eshte fakt, rezistenca qytetare eshte detyrim. LDE i ben thirrje Partise Demokratike dhe Opozites shqiptare qe sa me pare te organizojne nje Tryeze te Kordinimit te Rezistences Qytetare. Ky rregjim nuk duhet duruar me. Ky rregjim duhet rrezuar.”

SHKARKO APP