
Kanë nisur tensionet e para në Bulevard, pas disa orëve të qeta në protestën përballë Kryeministrisë. Një grup të rinjsh kanë goditur me gurë policinë. Ata kanë thyer edhe xhamat e kryesisë së Kuvendit.
Ndërkohë, autoboti i ujit është vendosur në gatishmëri për një ndërhyrje të mundshme në rast se tensionet përshkallëzohen.
Protesta e sotme zhvillohet në një klimë të tensionuar pas përplasjeve të një dite më parë mes demonstruesve dhe policisë, gjatë të cilave u plagos rëndë në sy 28-vjeçari Erjon Vishkulli.
I riu është dërguar në Itali për trajtim të specializuar mjekësor, ndërsa plagosja e tij ka shkaktuar reagime të shumta nga studentët dhe qytetarët.
