Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 3 Nëntor 2026, 23:02 Berisha: Jam gati të bashkohem edhe me Arlind Qorin që të largojmë kryeministrin Rama! Lideri demokrat Berisha i ftuar te Blendi Fevziu këtë të martë në Opinion tha se është gati të bashkohet edhe me Arlind Qorin vetëm…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj
  • Berisha
  • Champions League
  • Ministri i Transportit
  • Zgjedhjet në SHBA
  • Sulm nga ariu
  • Rama
  • Kërcënime me bombë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj
  • Berisha
  • Champions League
  • Ministri i Transportit
  • Zgjedhjet në SHBA
  • Sulm nga ariu
  • Rama
  • Kërcënime me bombë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ripërtëritje në Vlorë, Berisha: Drejtuesja e SHISH-it ushtare e krimit, Proda me super sniper në banesë

Lajme E martë, 22 Shtator 2026 19:01
Ripërtëritje në Vlorë, Berisha: Drejtuesja e SHISH-it ushtare e krimit, Proda me super sniper në banesë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Gjatë “Foltores së Ripërtëritjes” në Vlorë, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet e fundit që lidhen me hetimet ndaj disa zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të lartë, duke drejtuar akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama. Berisha u ndal te drejtuesja e SHISH, Vlora Hyseni, ndaj së cilës GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe masën e pezullimit nga detyra, në kuadër të një hetimi të lidhur me dosjen e AKSHI-t.

Duke iu referuar hetimeve, Berisha e akuzoi Hysenin se kishte bashkëpunuar me eksponentë të krimit të organizuar dhe se u kishte vënë në dispozicion mjete shtetërore të survejimit. “Kreu i SHISH është ushtare e shpifur e krimit të organizuar. I jepte krimit gjithë mjetet që bliheshin me taksat tuaja, për survejim”, deklaroi Berisha.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Kreu i PD-së komentoi gjithashtu kontrollin e banesës së ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, nga BKH, me urdhër të GJKKO-së. Sipas të dhënave të bëra publike, gjatë kontrollit janë sekuestruar një telefon, një laptop, si dhe disa USB dhe CD. Deri në këtë fazë, SPAK nuk ka bërë publik rolin konkret që Proda dyshohet se ka në hetim.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Berisha bëri një pretendim të veçantë lidhur me kontrollin, duke deklaruar se në banesën e ish-drejtorit të Policisë është gjetur edhe një armë snajper. “Ish-drejtori i policisë që iu kontrollua banesa, iu gjet super snajper në banesë, i blerë për funksione të caktuara”, tha ai. Në fjalën e tij, Berisha përmendi edhe emrat e Belinda Ballukut, Ergys Agasit dhe Ermal Beqirit. Ai pretendoi se veprimet për të cilat këta persona janë hetuar apo për të cilat janë ngritur akuza publike nuk kanë qenë të pavarura, por janë kryer sipas urdhrave të kryeministrit Rama.

Mund t'ju interesojë

Rama ndan fotot nga Brukseli, dy takime të rëndësishme për të ardhmen europiane dhe sigurinë e Shqipërisë

Rama ndan fotot nga Brukseli, dy takime të rëndësishme për të ardhmen europiane dhe sig...

Para 8 orësh
Berisha: PD nuk tërhiqet nga protesta! Front të përbashkët për zgjedhjet lokale

Berisha: PD nuk tërhiqet nga protesta! Front të përbashkët për zgjedhjet lokale

Para 9 orësh
Shehaj hap rrugën e bashkëpunimit me partitë e reja dhe protestuesit: Gati të fitojmë Tiranën

Shehaj hap rrugën e bashkëpunimit me partitë e reja dhe protestuesit: Gati të fitojmë T...

Para 9 orësh

“Çdo gjë që keni dëgjuar e do dëgjoni për Ballukun, Hysenin, Beqirin, Agasin, në mënyrë absolute të gjitha janë bërë nën urdhrat e Ramës”, tha Berisha. Në përfundim të fjalës së tij, kreu i demokratëve paralajmëroi se, sipas tij, priten të dalin të tjera të dhëna nga këto zhvillime. “Shqiptarët do të dëgjojnë shumë gjëra të tjera. PD ka rolin të shpëtojë vendin”, deklaroi Berisha.

Etiketat e lidhura

Berisha
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Berisha: Jam gati të bashkohem edhe me Arlind Qorin që të largojmë kryeministrin Rama!
Para 7 orësh

Berisha: Jam gati të bashkohem edhe me Arlind Qorin që të largojmë kryeministrin Rama!

Champions/ United përmbys Romën, fitojnë edhe Bayerni, Interi dhe Barcelona
Para 7 orësh

Champions/ United përmbys Romën, fitojnë edhe Bayerni, Interi dhe Barcelona

Lapaj: Veliaj në vend që të çojë lekë në Amerikë, të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë
Para 8 orësh

Lapaj: Veliaj në vend që të çojë lekë në Amerikë, të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë

Tragjedia me 69 viktima, jep dorëheqjen ministri i Transportit
Para 8 orësh

Tragjedia me 69 viktima, jep dorëheqjen ministri i Transportit

Më të lexuarat

1 Lapaj: Veliaj në vend që të çojë lekë në Amerikë, të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë
Para 8 orësh

Lapaj: Veliaj në vend që të çojë lekë në Amerikë, të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë

2 Lobimi i Veliajt në SHBA arrin në rreth 550 mijë dollarë
Para 11 orësh

Lobimi i Veliajt në SHBA arrin në rreth 550 mijë dollarë

3 Promovimi i romanit të Ben Blushit ishte si miting
Para 11 orësh

Promovimi i romanit të Ben Blushit ishte si miting

4 Berisha: Jam gati të bashkohem edhe me Arlind Qorin që të largojmë kryeministrin Rama!
Para 7 orësh

Berisha: Jam gati të bashkohem edhe me Arlind Qorin që të largojmë kryeministrin Rama!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.