Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 11:23 Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën! Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, ka reaguar pas dhunës së regjistruar gjatë protestës së djeshme në Tiranë, duke dënuar sulmet ndaj punonjësve të Policisë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Risitë e ligjit për KLSH

Lajme E shtunë, 17 Prill 2021 18:53
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Amantia Patozi

Miratimi i Ligjit të ri të Kontrolli të Lartë të Shtetit nga Kuvendi i Shqipërisë, me 27 nëntor 2014, mund të konsiderohet pa mëdyshje si reforma më e rëndësishme në të gjithë historinë e KLSH, që nga viti 1992 e këtej, kur ky institucion nisi të funksionojë, pas zhvillimeve demokratike në Shqipëri. Ky ligj shtron rrugën e reformimit dhe modernizimit të plotë të këtij institucioni, në përputhje të plotë me Standardet Ndërkombëtare të Auditimit (INTOSAI). Në këtë mënyrë është përmbushur me sukses projekt-idea e paraqitur nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, z.Bujar Leskaj, në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave të Kuvendit të Shqipërisë me 14 nëntor 2011 si dhe Strategjia e Zhvillimit 2013-2017 të KLSH. Ky ligj, që shënon një arritje të rëndësishme në kornizën ligjore të vendit, përmban amendime të qenësishme në drejtim të forcimit të pavarësisë së këtij institucioni, të drejtave dhe detyrave të tij, statusit të audituesve, si dhe ne marrëdhënien me subjektet e audituara. Me këtë ligj, legjislacioni i Kontrollit të Lartë të Shtetit, i përafrohet gjithnjë e më shumë standardeve ndërkombëtare të auditimit INTOSAI dhe legjislacioneve bashkëkohore të institucioneve homologe në vendet e tjera Europiane dhe më gjerë. Gjatë periudhës së hartimit të këtij projektligji, Kontrolli i Lartë i Shtetit është konsultuar vazhdimisht duke përcjellë dhe reflektuar çdo propozim apo ndryshim të projektligjit, me partnerët e tij ndërkombëtarë DG-Budget dhe SIGMA. Për te thithur ekspertizën me te mire ne vend,përgjatë  vitit 2012  KLSH organizoi edhe katër tryeza pune me gazetarët dhe përfaqësuesit e medias; me juristë të shquar, ekspertë të së drejtës dhe profesorë të Fakultetit të Drejtësisë; ekspertë kontabilistë dhe profesorë të Fakultetit Ekonomik, si dhe përfaqësues të ndryshëm të shoqërisë civile, mendimet dhe sugjerimet e të cilëve kanë qenë një ndihmesë e madhe në hartimin e variantit përfundimtar të këtij projektligji. Projektligji i përgatitur nga KLSH u dorëzua ne Kuvend ne fund te vitit 2012 dhe u ridërgua përsëri ne nëntor 2013. Ky projektligj u diskutua prej me shume se një viti e gjysmë ne Komisionet e Kuvendit te Shqipërisë dhe u miratua me 27 nëntor të këtij viti.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!

Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!

Para 34 minutash
AGSH: 50 sulme ndaj gazetarëve në 12 ditë, 80% e rasteve lidhen me Policinë e Shtetit

AGSH: 50 sulme ndaj gazetarëve në 12 ditë, 80% e rasteve lidhen me Policinë e Shtetit

Para 1 ore
Studentët sot protestë, ora 14.00

Studentët sot protestë, ora 14.00

Para 2 orësh

Qëllimi kryesor i ligjit te ri është përafrimi sa më i saktë dhe i plotë i dispozitave të tij me standardet ndërkombëtare të auditimit dhe legjislacionet më të përparuara të institucioneve të huaja homologe. Ligji në tërësinë e tij është një transformim i gjithanshëm i ligjit organik te deritanishëm të KLSH-së nr. 8270, datë 23.12.1997, i ndryshuar. Ne baze te standardit ISSAI 1 “Deklarata e Limës”, pavarësia e Institucioneve Supreme të Auditimit mund të arrihet vetëm nëpërmjet garantimit të tre komponentëve të domosdoshëm që janë : pavarësia e institucionale e parashikuar në Nenin 5, pavarësia e anëtarëve dhe zyrtarëve e parashikuar në Nenin 6, dhe pavarësia financiare e parashikuar në Nenin7 të kësaj deklarate. Ligji i ri i KLSH ka dispozita te qarta, në raport me ligjin e mëparshëm, në lidhje me forcimin, garantimin dhe saktësimin e pavarësisë funksionale dhe organizative të KLSH-së. Po ashtu, bazuar në standardin ISSAI 1 “Deklarata e Limës”, Seksioni 4 “Auditimi i ligjshmërisë, i rregullshmërisë dhe i performances”, përcaktohet që detyra tradicionale e Institucioneve Supreme të Auditimit është të kontrollojnë ligjshmërinë dhe rregullsinë e menaxhimit financiar dhe të kontabilitetit. Gjithashtu në pikën 2 të këtij seksioni parashikohet që veç këtyre llojeve të auditimit ekziston edhe një tjetër lloj auditimi po aq i rëndësishëm dhe që është “Auditimi i performancës”, i cili orientohet drejt shqyrtimit të performancës, eficiences, efektivitetit dhe ekonomicitetit  të administratës publike. Auditimi i performancës mbulon jo vetëm operacione të veçanta financiare, por një gamë të plotë të aktiviteteve të qeverisë, duke përfshirë edhe sistemin organizativ edhe atë administrativ.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ligji i mëparshëm organik i KLSH nuk përmbante në asnjë prej dispozitave të tij parashikimin që KLSH-ja si institucioni më i lartë i auditimit në Republikën e Shqipërisë, mund të ushtrojë në veprimtarinë e tij auditimin e performancës dhe aq më tepër të japë përkufizimin e këtij lloj auditimi. Ligji i ri e përmban ne një dispozitë të veçantë auditimin e performancës, duke e shoqëruar atë me përkufizimin e këtij termi sipas Standardeve Ndërkombëtare të Auditimit. Një tjetër lloj i veçantë auditimi, i cili nuk ishte në ligjin e mëparshëm, është Auditimi i Teknologjisë së Informacionit. Në bazë të standardit ISSAI 1 “Deklarata e Limës”, Seksioni 22 “Auditimi i përpunimit të të dhënave elektronike”, fondet e konsiderueshme të shpenzuara në përpunimin e të dhënave elektronike, kërkojnë gjithashtu një auditim të kujdesshëm. Sipas përcaktimeve të bëra në këtë seksion, auditime të tilla do të bazohen në sistem dhe do të mbulojnë aspekte të tilla si planifikimi i kërkesave; përdorimi ekonomik i pajisjeve të përpunimit të të dhënave; përdorimin e stafit me eksperiencën e përshtatshme, parandalimin e keqpërdorimit dhe dobinë e informacionit të dhënë. Një risi tjetër e ligjit është përcaktimi që Kontrolli i Lartë i Shtetit ka për kompetencë të auditojë edhe përdoruesit e fondeve publike të ofruara nga Bashkimi Europian ose organizata të tjera ndërkombëtare. Me marrjen e statusit vend kandidat për në BE, fondet strukturore te Bashkimit Evropian do te shtohen ndjeshëm dhe për këtë roli auditues i KLSH do të jetë në rritje, sikurse e përcakton edhe ky ligj i ri. Në bazë të standardit ISSAI 10 “Deklarata e Meksikos mbi pavarësinë e SAI-ve”, në Parimin 4 të saj, parashikohet që SAI-t duhet të kenë kompetenca të mjaftueshme për të marrë në kohë dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë, të gjitha dokumentet dhe informacionet e nevojshme për ushtrimin e përgjegjësive të tyre ligjore. Nisur nga standardi i mësipërm, ligji i ri ezauron të gjithë problematikën e deritanishme që KLSH ka patur në lidhje me hasjen e pengesave apo mosdhënien e informacionit dhe dokumentacionit nga subjektet e audituara prej tij. Një tjetër garanci akoma dhe më e madhe e jep përcaktimi ne ligj që veprimtaritë që përbëjnë sekret shtetëror duhet të auditohen vetëm nga auditues të autorizuar nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe të pajisur me çertifikatën e sigurisë të lëshuar nga institucioni përkatës. Në tërësi, duhet theksuar se pasja e një ligji terësisht në përputhje me standardet INTOSAI ka qenë një kërkese e kahershme e Bashkimit Evropian, e cila gjendet në të gjitha Progres Raportet, që nga viti 2009 e deri në vitin 2013, pa praninë e të cilit Kapitulli i 32-te i Marrëveshjes së Asocim-Stabilizimit të Shqipërisë me BE-në, as hapej, as edhe mbyllej.  Duke vlerësuar rëndësinë e miratimit të këtij Ligji, Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë është shprehur  “…Delegacioni i BE-së e përgëzon Parlamentin shqiptar për vendimin e djeshëm për miratimin e Ligjit mbi Kontrollin e Lartë të Shtetit. Ai është jo vetëm një hap i madh përpara lidhur me përpjekjet e Shqipërisë për të reformuar auditin e jashtëm të fondeve publike, por gjithashtu i lehtëson rrugën Programit të BE-së për Mbështetjen e Buxhetit për Menaxhimin e Financave Publike…”.  Kuvendi i Shqipërisë me votimin e tij me datën 27 nëntor 2014 sanksionoi pikërisht një ligj të tillë për KLSH, duke shënuar një hap shumë domethënës në rrugën e integrimit europian të vendit. 

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!
Para 34 minutash

Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!

Edi Rama: Ligji i ri, kush thyen do paguajë! Ata me maska nuk do të udhëtojnë dot në BE
Para 46 minutash

Edi Rama: Ligji i ri, kush thyen do paguajë! Ata me maska nuk do të udhëtojnë dot në BE

AGSH: 50 sulme ndaj gazetarëve në 12 ditë, 80% e rasteve lidhen me Policinë e Shtetit
Para 1 ore

AGSH: 50 sulme ndaj gazetarëve në 12 ditë, 80% e rasteve lidhen me Policinë e Shtetit

Ministria e Shëndetësisë: 23 të lënduar nga protesta, sot konsultë për protestuesin e dëmtuar në sy
Para 1 ore

Ministria e Shëndetësisë: 23 të lënduar nga protesta, sot konsultë për protestuesin e dëmtuar në sy

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 14 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 17 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 15 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 16 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.