Rreth 80% e tulipanëve kultivohen në Holandë (Foto)

Fotografi francez Normann Szkop ju prezanton me mrekullinë e fushave të tulipanëve në Holandë.Shkrepjet janë bërë nga ajri dhe pamja është e ngjashme me parajsën.Norman i ka realizuar fotografitë e tija ndërsa fluturonte mbi fushat e komunës Anna Paulown.Ajo që neve na duket si një pamje spektakulare, në fakt për holandezët është një biznes shumë fitimprurës. Sipas statistikave, rreth 80% e prodhimit të tulipanëve vjen nga Holanda.Gjithsesi këto lule nuk janë aq të pafajshme sa  duket.Në kohën kur njerëzit nuk e kishin parë kurrë me sy, ajo është shitur me çmime marramendëse dhe tregtarët kanë abuzuar shumë më këtë.

Në 1636 një gonxhe tulipanë është bërë produkti i katërt kryesor të eksportit të Holandës pas xhinit, djathit dhe peshkut.Çmimi i tulipanëve u rrit në stratosferë sepse shumë prej njerëzve nuk e kishin parë kurrë këtë lule.Në pikun e manisë së tulipanëve, në Shkurt të 1637 disa lule tulipani u shitën 10 herë më shtrenjtë se sa çmimi real.  

Fatmirësisht këto kohë kjo lule është mbjellë në çdo cep të botës. Pothuajse të gjithë tulipanin vijnë nga Holanda dhe rriten në fusha më sipërfaqe gjigande.Sezoni i çeljes së tyre nis në mars. Pra, nëse ju jeni në Holandë, sigurohuni që të vizitoni dhe shini pamjet e mrekullueshme.

SHKARKO APP