Rritja ekonomike, Shqipëria ndër të parat në rajon

Turqia, Maqedonia dhe Shqipëria kanë shënuar rritjen më tëlartë ekonomike në tremujorin e parë të këtij viti sipas të dhënave krahasuese nga Bankat Qendrore tw vendeve dhe të përpunuara nga Banka e Shqipërisë. Ekonomia shqiptare u rrit me 2.8% në tremujorin e parë, e mbështetur nga rritja e investimeve dhe nga përmirësimi i bilancit të shkëmbimeve tregtare me vendet e huaja.

Nga ana tjetër, konsumi privat shënoi rënie, ndërsa konsumi i sektorit publik ishte pothuaj i pandryshuar. Tremujori i dytë vlerësohet të ketë shënuar ritme të ngjashme rritjeje me tremujorin paraardhës. Viti 2015 pritet të prodhojë një rritje më të lartë se ajo e vitit të shkuar, por aktiviteti ekonomik i gjashtëmujorit të dytë mund të ndikohet nga efektet e situatës në Greqi. Ekonomia e italisë i është rikthyer ritmit pozitiv të rritjes në tremujorin e parë të 2015­ës. PBB­ja regjistroi një rritje tremujore prej 0.3% dhe vjetore prej 0.1%, duke e nxjerrë teknikisht italinë nga recesioni.

Në llogaritjen e vlerës së shtuar në ekonomi vërehet një kontribut pozitiv nga të gjithë sektorët dhe përbërësit e PBB­së. Treguesit paraprakë të tremujorit të dytë konfirmojnë dinamikën pozitive të ekonomisë. Sipas parashikimeve të ekspertëve, rritja ekonomike do të vijojë të forcohet gjatë vitit 2015. Sipas të dhënave paraprake, ekonomia e Greqisë është tkurrur në tremujorin e parë të këtij viti, krahasuar me një tremujor më parë. Në terma vjetorë, rritja ekonomike ka ruajtur vlera pozitive (0.2%). Tkurrja në terma tremujorë e aktivitetit (­0.2%) ka reflektuar kryesisht rënien e investimeve.

Tremujori i dytë pritet të jetë influencuar negativisht nga pasiguria e agjentëve ekonomikë në lidhje me arritjen e marrëveshjes mes Greqisë dhe institucioneve kredituese. Në momentin e përgatitjes së raportit, është arritur një marrëveshje me trojkën (BE, BQE dhe FMN) për mbështetjen e Greqisë në këmbim të reformave strukturore të nevojshme. Perspektiva ekonomike e vendit mbetet e lidhur me zhvillimet politike dhe respektimin e zotimeve të marra nga qeveria greke. Ekonomia turke ka ngadalësuar ritmin e rritjes në tremujorin e parë të vitit, duke shënuar 2.3% nga 2.6% një tremujor më parë. Vlen të theksohet zhvendosja e peshës në formimin e PBB­së nga eksportet drejt konsumit të brendshëm. Presionet inflacioniste mbetën të forta edhe në tremujorin e dytë, ndonëse norma e inflacionit u ul në 7.2% në muajin qershor, nga 7.6% në muajin mars.

Aktiviteti ekonomik në Maqedoni ka vazhduar të rritet me ritme të shpejta edhe në tremujorin e parë të vitit. Mbështetja ndaj rritjes së PBB­së ka ardhur Raporti tremujor i politikës monetare, gusht 2015 kryesisht nga konsumi i brendshëm dhe më pak nga eksportet neto dhe investimet. Të dhënat e tërthorta të prodhimit janë në ulje dhe sugjerojnë se ekonomia në Maqedoni mund të ngadalësojë rritjen në tremujorin e dytë të vitit. Rritja ekonomike e tremujorit të fundit të 2014­ës në Kosovë shënoi 3.3%, nga 1.4% një tremujor më parë.

Kontributin kryesor e dhanë rritja e konsumit dhe e eksporteve neto, ndërkohë që shpenzimet qeveritare u tkurrën ndjeshëm. Në nivel vjetor, ekonomia e Kosovës ka ngadalësuar në 0.9% ritmin e rritjes në vitin 2014, nga 3.4% një vit më parë. Faktorët kryesorë kanë qenë ulja e konsumit dhe zvogëlimi i investimeve. Për tremujorin e parë të 2015­ës, treguesit paraprakë janë të luhatshëm dhe nuk tregojnë një drejtim të qartë. Ekonomia shqiptare u rrit me 2.8% në tremujorin e parë, e mbështetur nga rritja e investimeve dhe nga përmirësimi i bilancit të shkëmbimeve tregtare me vendet e huaja. Nga ana tjetër, konsumi privat shënoi rënie, ndërsa konsumi i sektorit publik ishte pothuaj i pandryshuar. Tremujori i dytë vlerësohet të ketë shënuar ritme të ngjashme rritjeje me tremujorin paraardhës. Viti 2015 pritet të prodhojë një rritje më të lartë se ajo e vitit të shkuar, por aktiviteti ekonomik i gjashtëmujorit të dytë mund të ndikohet nga efektet e situatës në Greqi.

 

SHKARKO APP