Sa ndikojnë ndryshime klimatike në sëmundjet e kafshëve

Sëmundjet e kafshëve që përhapen nëpër kufijtë kombëtarë nuk janë asgjë e re – por si këto sëmundje shfaqen nën një klimë të ndryshueshme dhe moti më të çrregullt është shkak për shqetësim. Me mbështetjen e vendeve anëtare të saj, FAO po rrit përpjekjet për të gjurmimin e sëmundjeve ndërkufitare të kafshëve, duke filluar me një sesion të dedikuar të Komisionit Evropian për Bujqësinë (ECA), që nisi sot punimet.

Për dy ditë, sesioni i 40-të i Komisionit mbledh së bashku më shumë se 150 pjesëmarrës nga rreth 40 vende – që përfaqësojnë qeverinë, shoqërinë civile, shoqatat e fermerëve dhe komunitetin e ekspertëve – për t’u përqëndruar në këtë temë gjithëpërfshirëse. Një rishikim i punës së FAO mbi çështjet gjinore dhe mbrojtjen sociale do të jetë një çështje tjetër e rëndësishme në axhendë.

“ECA ka shërbyer si një forum për debatin dhe shkëmbimin teknik që nga themelimi i tij në vitin 1949”, tha Reuben Sessa, Sekretare e Komisionit dhe Koordinatore e FAO-s për Ndryshimet Klimatike dhe Energjinë për Evropën dhe Azinë Qendrore. “Por këtë herë, një temë fokusi u përzgjodh me kërkesë të vendeve tona anëtare. Kjo do të lejojë diskutime më të thella dhe, për herë të parë, u ka mundësuar qeverive të dërgojnë ekspertë të caktuar për të marrë pjesë në seancë. “

 Blegtoria dhe ndryshimet klimatike

 Rajoni i Evropës dhe Azisë Qendrore karakterizohet nga mjedise jashtëzakonisht heterogjene agro-ekologjike dhe praktika të prodhimtarisë së kafshëve. Kopetë dhe tufat kullosin në stepën e Azisë Qendrore dhe në shpatet e maleve të Ballkanit. Blegtoria gjithashtu rritet intensivisht në Evropën Qendrore dhe Perëndimore. Vendet më të dendura të populluara në mes të gjelbërimit – që shtrihen në Azi dhe Evropë – ofrojnë një “rrugë epidemiologjike mëndafshi” për përhapjen e sëmundjeve ndërkufitare të kafshëve në të dy drejtimet, sipas një prej studimeve të paraqitur në sesionin e sotëm.

Vendet më të dendura të populluara në lartësi të mesme – që shtrihen mes Azisë dhe

Evropës – ofrojnë një ‘rrugë epidemiologjike të mëndafshit’

për përhapjen e sëmundjeve të kafshëve.

Gripi i shpendëve, ethet afrikane e derrave, dhe sëmundja e dermatozës nodulare – për të përmendur vetëm disa – tashmë janë të pranishme në rajon, duke vënë në presion sistemet e shëndetit publik dhe të kafshëve. Ndryshimi i klimës mund të ndryshojë sjelljen e patogjenëve ose vektorëve të tyre (insektet që i transmetojnë ato), të përshpejtojë përhapjen e sëmundjeve ose të çojë në futjen e sëmundjeve të reja.

“Është rekomandimi i FAO-s që të kemi një qasje rajonale,” tha Sessa, “duke përdorur teknologjitë moderne për monitorimin dhe diagnostikimin dhe miratimin e politikave efektive kombëtare që mund të parandalonin ose ndihmonin kontrollin e epidemive të bagëtive”.

Një fenomen i lidhur me blegtorinë me rritjen e kostove ekonomike dhe shoqërore është rezistenca antimikrobike – një situatë e pafavorshme ku barnat që synojnë të mbrojnë kafshët dhe njerëzit nga sëmundjet infektive bëhen më pak efektive. Rezistenca antimikrobike mund të zhvillohet natyrshëm përmes adaptimit në mjedis, por sot ajo po zhvillohet në një shkallë më të lartë. Ky përshpejtim është për shkak të përdorimit të tepruar ose të papërshtatshëm të ilaçeve antimikrobiale – për parandalimin e sëmundjes ose si nxitës të rritjes.

Ashtu si dhe me sëmundjet ndërkufitare, nevojiten më shumë mbledhje të dhënash dhe analizë më e gjerë për të krijuar bazën për vendimmarje të informuar, dhe strategji më të mira, dhe veprim mbi rezistencën antimikrobike. FAO është e gatshme të mbështesë mbikëqyrjen e koordinuar, paralajmërimin e hershëm, zbulimin, analizën e rrezikut dhe reagimin.

Askush të mos mbetet pas

 Pjesëmarrësit në Komisionin Europian të Bujqësisë do të marrin informacion mbi progresin që Zyra Rajonale e FAO-s për Europën dhe Azinë Qendrore ka bërë në fushën e barazisë gjinore dhe mbrojtes sociale në zonat rurale. Strategjia rajonale e barazisë gjinore 2016-17, e para e këtij lloji, do të shërbejë si një dokument bazë pasi Komisioni diskuton mbi hapat e ardhshëm të mundshëm dhe rezultatet e pritshme.

Si dhe paraqitet në serinë e vlerësimeve gjinore nga FAO, prodhuar për vende të përzgjedhura, pabarazitë gjinore shpesh rrënjosen në praktikat sociale dhe përjetësohen nga pengimi i grave në zonat rurale në burime dhe pasuri. Rritja e vetëdijes për problemin shihet si hapi i parë, por ai duhet të kombinohet me politikat e fuqizimit ekonomik.

Zhvillimi i strategjisë rajonale të barazisë gjinore të FAO-s për periudhën 2018-2022 do të fillojë së shpejti. Diskutimi gjatë seancës së Komisionit këtë javë udhëhiqet pjesërisht nga një Thirrje e përbashkët për veprim nga pjesëmarrësit e një Konference e FAO-s e nivelit të lartë që u mbajt në fillim të vitit në Vilnius, për nxitjen e zhvillimit social rural gjithëpërfshirës në Europë dhe Azi Qendrore.

Informacion

 Komisioni Europian për Bujqësinë mblidhet çdo dy vjet, përmes sesionesh të Konferencës Rajonale të FAO-s për Europën, dhe shërben si një takim përgatitor teknik për Konferencën Rajonale.

SHKARKO APP