“Safet Zhulali denoncoi tentativën e Berishës për ta vrarë”

Historianët britanikë, James Pettifer dhe Miranda Vickers, në librin e tyre “Çështja Shqiptare, Riformësimi i Ballkanit”, thonë se njerëzit që i dilnin nga linja Sali Berishës kishin frikë se ai i ekzekutonte.

Pettifer dhe Vickers sjellin në vëmendje momentin e prishjes së marrëdhënieve mes Sali Berishës dhe Safet Zhulalit, ministër i Mbrojtjes, i cili nuk iu bind urdhrit të presidentit për të bombarduar Jugun në 1997.

Historianët britanikë rrëfejnë në libër, se Safet Zhulalin kishte denoncuar tentativat e Sali Berishës për ta vrarë.

Arrestimet e zhytën vendin në krizën më të rëndë politike që nga plagosja e deputetit të Partisë Demokratike, Azem Hajdarit, nga një deputet socialist brenda ndërtesës së Parlamentit në shtatorin e mëparshëm.

Mbështetësit e PD i panë këto veprime si një sulm që i bëhej ndikimit legjitim të PD në strukturat e policisë së fshehtë dhe të ushtrisë.

Pavarësisht se Zhulali ishte shndërruar në një kritik të rreptë ndaj Berishës, i cili e kishte akuzuar ish presidentin se ishte përpjekur ta vriste para se të arratisej nga vendi në kulmin e rebelimit të 1997, PD reagoi për arrestimin e tij dhe kërcënoi për përmbysjen me dhunë të qeverisë Nano.

Të përditshmet e PD përsërisnin thirrjen e tyre për të rrëzuar Nanon, duke theksuar rrezikun e kthimit të një diktature të re komuniste në Shqipëri dhe bënin thirrje për ta parandaluar atë”, thuhet në libër, raporton Sot.

Në atmosferën e ngjarjeve të ’97, Safet Zhulali, ministër i Mbrojtjes, doli kundër Sali Berishës.

Ai denoncoi manovrat e Berishës për të mbajtur me çdo kusht pushtetin dhe shfrytëzimin e situatës në Kosovë për të shpërqendruar vëmendjen nga kriza vendase.

Në një intervistë në prill të 1997, kur demokratët humbën fuqinë, Zhulali e akuzoi Berishën se përdori Kosovën për të shpërqendruar vëmendjen e shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve nga kriza vendase.

Ashtu siç u përpoq të mbante pushtetin me dhunë dhe reprezalje në ’96-’97, ashtu Berisha u përpoq me të gjitha mënyrat për ta marrë me dhunë.

Për të marrë pushtetin me dhunë, historianët britanikë rrëfejnë në librin e tyre se, se plani për rrëzimin e qeverisë kishte nisur nga Shkodra, ku ishte duke u ngritur një ushtri me rreth 500 persona.

Burimet e Shërbimit Informativ kishin marrë njoftime se aktualisht ishte duke u përgatitur një lloj grusht shteti për të rrëzuar qeverinë.

Kishte gjithashtu njoftime për ekzistencën e një të ashtuquajture “Ushtria Çlirimtare Antikomuniste” në Shkodër, e cila ishte duke rekrutuar dhe stërvitur një forcë pro demokratëve me rreth 500 njerëz në përgatitje për një mësymje ndaj Tiranës”, theksohet në librin e dy historianëve britanikë.

Më tej ata kanë bërë publik dhe planin që ishte hartuar në atë kohë për të goditur qeverinë.

Siç pohojnë Pettifer dhe Vickers, sipas burimeve të shërbimit të zbulimit, veprimet e armatosura pritej të fillonin nga mesi i shtatorit.

Sipas tyre, skenari i parashikuar ishte që disa qindra njerëz të armatosur do të niseshin nga Shkodra në drejtim të Tiranës.

SHKARKO APP