Sali Berisha në Amerikë? Zbardhen dokumentet, ja kur pritet udhëtimi i kreut të PD-së
Sali Berisha pritet të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara në fillim të shtatorit, pas konfirmimit të pjesëmarrjes së tij në Konventën Kombëtare Republikane, që do të zhvillohet në Dallas më 9 dhe 10 shtator.
Berisha është ftuar të jetë pjesë e delegacionit të International Democracy Union (IDU). Në letrën e konfirmimit, organizata shprehet se pjesëmarrja e tij në këtë aktivitet do të ishte me vlerë për Partinë Demokratike të Shqipërisë. Një dokument tjetër, i datës 7 gusht, konfirmon gjithashtu regjistrimin e Berishës si pjesëmarrës në Konventën Kombëtare Republikane.
Pas këtyre konfirmimeve, Gazment Bardhi i është drejtuar Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme me kërkesën për një notë verbale shtetërore, me qëllim lehtësimin e pjesëmarrjes së Berishës në aktivitetin politik në SHBA. Udhëtimi do të ishte një nga vizitat e para të Berishës në SHBA pas heqjes së sanksionit që i pengonte hyrjen në territorin amerikan.
KOHA JONË SONDAZH


