Sali Berisha paraqitet në SPAK

Kreu i PD, Sali Berisha, është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion.

Berisha u paraqit në SPAK, në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” të vendosur ndaj tij.

Ish-kryeministri Sali Berisha përballet me akuzën për korrupsion, ndërsa dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, i cili ndodhet aktualisht në arrest shtëpie, dhe biznesmeni Fatmir Bektashi akuzohen për përfshirje në korrupsion dhe veprime të paligjshme për pastrimin e parave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas daljes nga SPAK, kryedemokrati dha një prononcim për mediat dhe tha se dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi nuk ka shkelur ligjin, pasi nuk ka qenë funksionar publik.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Sot fillon procesi gjyqësor. Gjykata e Lartë shpall se, për veprën e korrupsionit pasiv, duhet që funksionari të jetë funksionar publik dhe duhet të kenë pasur fuqi vendimmarrëse. Malltezi s’ka qenë funksionar publik”, tha Berisha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?