Samiti i BE-së në Tiranë, Rama pret në takim Komisioneren Marta Kos

Nesër më 21 nëntor, Tirana do të mirëpresë samitin ”Plani i Rritjes, Rruga jonë në BE”, ku liderët e Ballkanit Perëndimor dhe Komisionerja për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos do të ndajnë diskutime për planin e rritjes, integrimin ekonomik dhe transformimin e rajonit drejt Tregut të Bashkimit Europian.

Samiti do të zhvillohet në Pallatin e Brigadave dhe është planifikuar të nisë në orën 09:30. Kryeministri Edi Rama rreth orës 17:00 të pasdites së sotme ka pritur në takim Komisioneren për Zgjerim Marta Kos, ndërsa në axhendë ka dhe një darkë të planifikuar mbrëmjen e sotme.

Agjenda

Swiss Digital Desktop Reklama

Ora: 09:30 – 12:00

Swiss Digital Mobile Reklama

Vendi: Pallati i Brigadave

09:30 – Mirëseardhja/ Doorstep Statements

10:00 – Nisja e punimeve të Samitit Groëth Plan

Fjalët Hapëse

• Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

• Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta KOS

11:30 – Foto Familjare

11:35 – Konferencë për shtyp, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?