Samsung Galaxy S8 me probleme në ekran?
Disa konsumatorë korean të cilët kanë para-porositur Galaxy S8 dhe S8 Plus kanë treguar se janë të pakënaqur nga produkti që kanë blerë. Ata kanë raportuar se pajisjet e tyre kanë marrë një nuancë të së kuqes në ekranet e tyre, duke postuar foto të ndryshme në komunitete teknologjike si Ppomppu dhe Ruliweb.
“Galaxy S8 Red Screen” ka qenë termi më i kërkuar kohën e fundit në Naver, motori kërkues më i famshëm në Korenë Jugore, gjatë ditëve të fundit.
Një zëdhënës i Samsung ka treguar për mediat lokale atje se kjo nuancë nuk ka të bëj me probleme të kualitetit, dhe se konsumatorët mund të ndërrojnë konfiguracionin vetëm duke shkuar tek ‘settings’.
Samsung ka filluar të dërgoj telefonat e rinj në Korenë jugore gjatë të martës së kaluar. Kompania ka thënë se po synon të arrij një milion para-porosi në vendlindjen e tyre.