Seancë e jashtëzakonshme parlamentare, Meta letër krerëve të grupeve
Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sërish në një tjetër seancë të jashtëzakonshme, pas asaj të së martës.
Zyra e shtypit e Parlamentit ka njoftuar për seancën që do të mbahet më datën 18 prill.
Kreu i Kuvendit Ilir Meta u ka bërë thirrje permes një letre krerëve të grupeve parlamentare në Kuvend të sjellin propozimet për dy anëtarët e komisioneve ‘Ad Hoc’ në lidhje me procesin e Reformës në Drejtësi për verifikimin e figurave të Prokurorëve dhe Gjyqtarëve.