Selia Blu: Format e rezistencës sonte do t’i vendosin vetë qytetarët!

Ligjvënësi demokrat për Qarkun e Fierit, Luan Baçi tha se nga ky qark, pjesëmarrja pritet të jetë masive. Sipas Baçit, qytetarët kanë një sërë arsyesh për të protestua, duke nisur nga varfëria, shpopullimi, papunësia dhe pasiguria, por theksi vihet te një rast konkret korrupsioni.

Kjo situatë, sipas deputetit demokrat, dëshmon se me qeverinë aktuale nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Ndaj për këtë arsye theksoi Baçi, kërkesa themelore e protestës nuk është marrja e pushtetit “në tavolinë apo me dhunë”, por krijimi i kushteve për zgjedhje të lira, ku qytetarëve t’u garantohet e drejta për të votuar pa presione.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lidhur me skenarët e ardhshëm, deputeti demokrat tha se të gjitha opsionet janë në diskutim dhe do të zbatohen në mënyrë të shkallëzuar. Format e rezistencës mund të përfshijnë qëndrim të zgjatur në shesh, greva, apo ngujime, por vendimi final do të merret nga vetë qytetarët.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?