Sfida që i lëshoi Papa Françeksu Amerikës

The New York Times

Papa Françesku nuk mund të kishte patur një audiencë më të ndarë dhe nevojtare se sa Kongresi për të dëgjuar kërkesën e tij krijuese dhe të mprehtë për t’u përballur me problemet e shtetit dhe të botës të cilat Kongresi i ka kthyer në një art politik të shmangies.

Në një fjalim me pasion dhe ngjyrim të paharrueshëm, Françesku u përqëndrua gjerësisht te çështjet e dyzuar brenda dhe jashtë e emigrimit, te diferencimi ekonomik që po e thellon varfërinë, te rreziku që i kanoset mjedisit, te “mizoritë brutale” dhe “minimizimet thjeshtëzuese” të luftërave të vazhdueshme të botës, dhe te nevoja mbitëgjitha për “veprime dhe strategji të guximshme” në vend të “propozimeve të lehta” nga ana e udhëheqësve që janë përgjegjës për zgjidhjet.

Çdo dëgjues që priste një ushtrim të eufemizmave të debatit presidencial amerikan do të jetë mrekulluar kur Papa ndërmori shtegun me një perspektivë të lartë duke iu kujtuar udhëheqësve amerikanë se nuk duhet t’i harrojnë asnjëherë rrënjët e kombit të përbëra nga toleranca dhe drejtësia e barabartë. Duke ndërhyrë në një çështje politike të kohëve të fundit lidhur me ndërtimet e mureve më të mëdha të të gjitha kohërave për t’i lënë emigrantët jashtë, Françesku i foli këtij kombi emigrantësh si një bir emigrantësh amerikano-latinë.

Nga të gjitha këto tema, Françesku bëri thirrje për trajtim racional dhe të përshtatshëm për refugjatët këtu dhe jashtë me pasionin dhe besimin më të madh. “Nuk duhet të trembemi nga numri i tyre, por në radhë të parë duhet t’i shohim si njerëz, të shikojmë fytyrat e tyre dhe t’iu dëgjojmë historitë, në përpjekje që t’iu përgjigjemi në mënyrën më të mirë të mundshme situatës së tyre”, – tha ai, duke qortuar fjalimet e ashpra të disave në fushatën presidenciale.

Një lumë duartrokitjesh dhe brohoritjesh shoqëruan çdo pikë që u prit mirë nga ligjvënësit, por Kongresi mbeti i mahnitur kur ai identifikoi një kaurtet amerikanësh si mishërimin e historisë së kombit në përparimin e ëndrrave të lirisë, tolerancës, drejtësisë shoqërore dhe përçimin e tyre në të gjithë botën: Abraham Lincoln, Martin Luther King Jr., Dorothy Day dhe Thomas Merton. Dy të fundit ishin një e papritur tejet e këndshme, që kujtojnë ditët e varfërisë si bashkëthemelues të lëvizjes së Punëtorëve Katolikë, dhe të shkrimeve medituese të Mertonit, murgu intelektual, të cilin ai e quajti “një promovues i paqes ndërmjet popujve dhe besimeve fetare” dhe “një mendimtar i cili sfidoi bindjet e kohës së tij”.

Gjatë fjalimit, papa i ofroi dëgjuesve të tij një përkujtesë të nevojshme të potencialit dhe detyrës së tyre që ta shndërrojnë politikën në një zanat krijues në sfera të shumëfishta, përfshi edhe atë të varfërisë. Në ditën e diskutimit, Papa vlerësoi luftën e pambarimtë kundër ciklit të varfërisë. “Pjesë e kësaj përpjekjeje të madhe është krijimi dhe shpërndarja e pasurisë”, deklaroi ai në një sallë të mbushur me politikanë dhe donatorë miliarderë fushatash politike. Dhe ai e përsëriti thirrjen e tij për udhëheqësit që të mbrojnë “shtëpinë tonë të përbashkët’ nga “shkatërrimi i mjedisit i krijuar nga veprimtaritë e njeriut”, një çështje e cila bie ndesh me disa prej donatorëve më të pasur të kompanive private.

Një tjetër çështje e jetës njerëzore që preku Françesku ishte nevoja për të “mbrojtur jetën njerëzore në çdo fazë të zhvillimit të saj”, – një pikë e cila dukej se i referohej abortit. Por në fjalinë e tij të mëpasme, ai e përdori këtë temë për të folur me zë të lartë lidhur me nevojën botërore për ta hequr në të gjithë botën dënimin me vdekje.

Në sintoni me nëntekstin politik ashtu sikurse me këdo në audiencë, ai nuk foli në mënyrë eksplicite lidhur me lëvizjen e martesave ndërmjet të njëjtit seks. Por theksoi se “marrëdhëniet thelbësore po vihen në pikëpyetje, sikurse janë bazat e martesës dhe të familjes”. Ai shtoi, “Unë mundem vetëm të përsëris rëndësinë dhe, mbitëgjitha, pasurinë dhe bukurinë e jetës familjare”, një pikë të cilën çiftet e të njëjtit seks mundet ta përqafojnë fare mirë.

Papa Françesku qe i butë por i vendosur në përmendjen e idealeve të kombit. Amerikanët e frustruar nga dara e kongresit dhe shkurtimet gjithëpërfshirëse qeveritare, panë një mençuri dhe dëshmi konkrete te Françesku, i cili iu drejtua audiencës së lartë politike duke i thënë: ‘Një udhëheqës i mirë politik është dikush, i cili ka interesin e të gjithëve në mendje dhe e shfrytëzon momentin me frymën e pragmatizmit dhe të qenit i hapur’.

Përshtati: Syri.net

SHKARKO APP