Shemsi Prençi kërkon hetim për gazin lotsjellës: Policia përdori plumba gome ndaj protestuesve

Ish-drejtuesi i lartë i Policisë së Shtetit dhe eksperti i sigurisë, Shemsi Prençi, ka ngritur akuza ndaj policisë për mënyrën e menaxhimit të protestës. Ai pretendoi se ndaj protestuesve janë përdorur plumba gome dhe gaz lotsjellës. Sipas tij, janë mbledhur disa gëzhoja, të cilat do t’u vihen në dispozicion autoriteteve.

Ai i bëri thirrje Avokatit të Popullit të nisë një hetim për përbërjen kimike të gazit lotsjellës dhe mënyrën e përdorimit të tij gjatë tubimit. “I kam bërë thirrje Avokatit të Popullit të marrë kimistë dhe të hetojë densitetin kimik të gazit lotsjellës”, deklaroi Prençi.

Eksperti kritikoi gjithashtu planifikimin e masave të sigurisë, duke pretenduar se bizneset pranë zonës së protestës nuk ishin njoftuar paraprakisht. Ai ngriti shqetësime edhe për përdorimin e mjeteve të ndërhyrjes në një tubim ku, sipas tij, ndodheshin studentë, vajza dhe gra shtatzëna.

Swiss Digital Desktop Reklama

Prençi u ndal edhe te rasti i një studenti, për të cilin pretendoi se ishte goditur nga disa efektivë policie, edhe pasi kishte përfunduar në tokë. ”Atë studentin e sulmuan shtatë policë. Prokurori duhet të ishte në vendngjarje për të hetuar”, u shpreh ai, duke kërkuar që rasti të hetohet nga organet kompetente.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në përfundim, Prençi deklaroi se disponon pamje filmike që, sipas tij, dokumentojnë shkelje gjatë protestës dhe se do t’ua vërë ato në dispozicion autoriteteve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A jeni dakort me djegiet e bizneseve që po bëjnë protestuesit?